Engjëll Cara, kryetar i PD së Kajavës ka reaguar për ato që i konsideron “provokime të maxhorancës” Brenda radhëve të PD. Disa ditë më parë, në Forumin Rinor të PD së Kavajës ka pasur debate për mënyrën e organizimit të këtij forumi, por kreu i PD për qytetin, thotë se këto janë provokime të shtyra nga maxhoranca.
“Diversioni me faktorët e rëndësishëm sot në opozitë, s’është gjë tjetër veçse tregues se ethet e 21 qershorit sapo kanë filluar. Loja me ta tashmë e evidentuar më ngjan si “histori me diversantë”, thotë Cara.
Ai akuzon drejtuesit vendorë të Bashkisë, për përdorje të pushtetit për marketing politik. “Duan ti hedhin hi syve komunitetit, pasi i kanë hequr në mënyrë selective asistencën dhe përkrahjen sociale (kur Eriona V. if al të vëllait 500 milionë lekë nga taksat e qytetarëve), pasi përdor rruspat për presion e burgos ata që punojnë për bukën e gojës (ku vetëm Daja ndërton), kur nga xhepi jot në të zerzë paguhen 3-4 muajt para 21 qershorit hallexhinjtë, duke i mashtruar për votën, kur kopjon modelin e blerjes së votës së studentëve në Korçë, duke listuar të rinjtë për karta identiteti falas e leje drejtimi të automjeteve me gjysëm çmimi, ngjajnë me strucin në rërë” akuzon Cara, kreun e Bashkisë së Kavajës Elvis Rroshi dhe kryetarin e PS Gentian Daja.
Ai thotë se opozita, e sidomos në Kavajë, shumë shpejt do të dalë me një kandidat rival të fortë, dhe do të jetë më e organizuar se çdoherë tjetër.