Hapësire reklamuese

Aktualitet

Kavajë, 20-vjeçarja në depresion qëllon veten me armë zjarri

Shkruar nga Newsbomb
[caption id="attachment_356657" align="alignnone" width=""]Ilustruese[/caption]

Një ngjarje e rëndë, por fatmirësisht pa viktima ka ndodhur sot rreth orës 19:30 në fshatin Mengaj të Kavajës.

Një vajzë 20 vjeçe, e cila mendohet se ka qenë në kushte të rënduara psikologjike, ka qëlluar veten me armë zjarri.

Fatmirësisht vetëm është plagosur dhe është dërguar në spitalin e Durrësit për t'u trajtuar. Ende nuk bëhet me dije identiteti i saj apo arsyeja që e ka çuar vajzën të ndërmarrë këtë akt.

Akoma më mister mbetet fakti se ku e gjeti vajza armën e zjarrit, të cilën e përdori për të lënduar veten.

Njoftimi i policisë

Kavajë/Informacion paraprak

Rreth orës 19:30, është njoftuar salla operative se në fshatin Mengaj, Kavajë, shtetasja B.K., 20 vjeçe, në gjendje depresive dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri, e cila u dërgua menjëherë në spitalin e Durrësit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu