Hapësire reklamuese

Politikë

"Kathimerini": Fredi Beleri ka folur me politikanët grekë, Athina zyrtare do vihet në pozitë të vështirë

Shkruar nga Newsbomb
"Kathimerini": Fredi Beleri ka folur me politikanët grekë,

Mediat greke i kanë kushtuar këtë të martë artikuj të shtumtë dënimit me 2 vite burg të kryebashkiakut të zgjedhur por të pabetuar të Himarës, Fredi Beleri. Disa e cilësojnë hakmarrje të Edi Ramës, ndërsa të tjerë flasin edhe për iluzione.

Një ndër mediat më me ndikim në vendin fqinj, "Kathimerini" ka bërë një artikull të fortë për zhvillimin e sotëm në Tiranë dhe ngre dyshime për ngjarjet që do pasojnë.

"Zhvillimet janë në rrjedhë dhe në mediat shqiptare ka rrjedhje për bisedat e regjistruara të Belerisit me zyrtarë të qeverisë në Greqi, të cilat nëse shohin dritën e ditës mund ta vënë Athinën në pozitë të vështirë", thuhet në artikull.

"Do të jetë interesante të shohim se cilat do të jenë lëvizjet e radhës të politikës së jashtme greke dhe si do të reagojnë aleatët europianë dhe amerikanë, të cilët deri më tani kanë mbyllur sytë ndaj Ramës", shkruan autori i artikullit, gazetari Stavros Tzimas.

Më tej, "Kathimerini" thotë se dënimi me dy vite burg i Fredi Belerit për shitblerje votash nuk ka habitur askënd, duke sulmuar direkt edhe kryeministrin Edi Rama. Sipas medias në fjalë, lirimi i Belerit do ishte një goditje e fortë për Ramën, ndaj ai është lënë në burg.

"Përkundrazi, lirimi i tij do të ishte një surprizë, sepse në atë rast vendimi do të ishte një goditje për Edi Ramën . Me fjalë të tjera, "drejtësia e tij e pavarur" do të shfajësonte Belerisin dhe ata që qajnë për skevorinë. Dhe për ata që e dinë se çfarë është Rama si personalitet, një zhvillim gjyqësor i ndryshëm nga ai aktual nuk mund të ekzistonte", thuhet në artikull.

I njëjti qëndrim shtrihet gjatë gjithë shkrimit, pasi media në fjalë thekson se Edi Rama shquhet për hakmarrjen e tij aq sa për të shfarosur politikisht Fredi Belerin.

"Rama nuk është aq i shqetësuar nëse Beleris do të jetë brenda apo jashtë burgut, edhe pse shquhet për hakmarrjen e tij si personalitet, sa për ta shfarosur politikisht. Në këtë rast, ai nuk duhet të ketë të drejtë të marrë pjesë në zgjedhjet e reja për kryetar të Bashkisë së Himarës, të cilat, siç ka deklaruar vetë Rama, do të shpallen pas përfundimit të gjyqit të Belerisit", shkruan media greke.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese