Tirana
broken clouds
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
93 %
2.6kmh
75 %
Pre
18 °
Sht
16 °
Die
16 °
Hën
14 °
Mar
11 °
E premte, 9 Dhjetor, 2022

Katet pa leje në kulla, Rama: Do bëhen zyra për shtetin, gjykata ka bllokuar gjobën 1.3 milionë dollarë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama thotë se shkaku i ndërhyrjes së qeverisë për sekuestrimin e kateve pa leje në disa kulla në Tiranë, është bërë për shkak të mosveprimit të prokurorisë dhe gjykatës.

Rama akuzoi gjykatën se ka bllokuar një gjobë prej 1.3 milionë dollarësh, duke i akuzuar se janë bërë pjesë e pazareve me ndërtuesit.

Në një intervistë në “Euronews Albania”, Rama u shpreh se epoka e ndërtimeve pa leje është “e mbyllur” duke u shprehur se gjatë qeverisjes demokrate ndërtimet pa leje ishin 10 herë më tepër.

Rama: Këto metra katrorë po i merr shteti, dhe do të jenë zyra për shtetin. Ça bisede bëjmë këtu? Këtu është fundi i kësaj historie dhjetra vjeçare. Pallatet, ka qenë dhjetëfishi i ndërtimeve pa leje. Nuk e di e bën me qëllim apo nuk dëgjon. Ka qenë 10-fishi i kateve pa leje. Dhe nuk ndodh më kjo por ka disa raste për të cilat kemi vendosur t’i vëmë kapakun.

Dy kulla në Tiranë janë ndërtuar me kate pa leje, Downtown dhe Eye of Tirana.

Rama: Pse flisni në hava kot pa asnjë fakt? Atje nuk ka asnjë kat pa leje, është një vendim i arkitektit për të bërë një ndërhyrje. Nuk ka shanse të ketë Pazar mes meje dhe ndërtuesve se po të kishte do e kishit marrë vesh. Kemi ndenjur në pritje që të veprojë Prokuroria dhe Gjykata. Kemi thyer hundën në gjykatë se Gjykata ka bllokuar gjobat 1.3 milionë dollarë. Ka dhe raste të tjera që jemi bllokuar vazhdimisht për të zbatuar ligjin e kontrollit të territorit. Këtu ka një problem shumë të madh dhe ndaj kemi vendosur të ndërhyjmë si qeveri.

Ia merrni ndërtuesit me akt norterial, por këto kate pa leje nuk janë të ndërtuesit.

Rama: Këto janë çështje ligjore që trajtohen nga juristët dhe në fund përfundojnë në dokumenta zyrtarë. Se në rast se ti shkon atje dhe i merr pa asnjë letër, përfundon në gjykatë.

Sa të sigurta janë këto kate?

Rama: Të gjitha këto janë në bazë të eskpertizës. Edhe çështja e dëmit urban, është një çështje që e vlerësojnë ekspertët.

Më shumë




spot_img








spot_img