Hapësire reklamuese

Politikë

Katër vite pa të, Flutura Açka përlot me dedikimin për djalin: Biri im e kam mbajtur fjalën!

Shkruar nga Newsbomb
Katër vite pa të, Flutura Açka përlot me dedikimin

Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka, ditën e sotme ka përkujtuar largimin nga jeta të djalit të saj të vetëm.

Përmes një postimi në “Facebook”, Flutura ka treguar një bisedën delikate me një mikeshën e saj, pyetjen e shkujdesur që ajo i bëri dhe përgjigjen që mori.

Katër vite pa të, shkrimtarja shkruan se përveç luleve dhe qirinjve, ka vendosur pranë tij dhe librin e ri, duke i thënë atij se “e mbajta fjalën”.

“Te kujtimet, e në ç’tjetër gjë mund të mbahemi pa u rrëzuar? Disa ditë më parë, një mike, e cila kishte humbur vajzën e saj adoleshente në krye të marsit, më pyeti se si ia kisha dalë ta përballoja humbjen e tim biri? A ia kam dalë? Nuk ia thashë që kam drojë se nuk ia kam dalë. Koha pas humbjesh të tilla, që të marrë kuptim, siç thotë Hamleti, “del vetëm nga kyçet”. Pa na u shpërbërë ato, nuk e dimë në kemi rrojtur ndonjë ditë si jetimë të fëmijëve tanë.

Pak ditë nga 5 maji i vitit 2018, kur humba tim bir, një mike, e cila sapo më kishte shpjeguar se mezi numëronte ditët për të shkuar te e bija studente në Europë, më pyeti se si e përballoja kohën. I thashë e qetë e pa e fajësuar për shkujdesjen e pyetjes: “Ja, sikurse ti, duke numëruar ditët, por ty të mbarojnë, mua jo!” Sonte, katër vjet nga lamtumirës me të, veç luleve e qirinjve, kam për të vënë pranë fotos së tim biri edhe librin e ri… e t’i them se…e kam mbajtur fjalën! Ju lutem, miq, mos shkruani mesazhe ngushëllimi. Faleminderit për mirëkuptimin!”, shkruan Flutura Açka.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.