Tirana
overcast clouds
8.5 ° C
8.5 °
8.5 °
66 %
6.2kmh
90 %
Mar
8 °
Mër
10 °
Enj
11 °
Pre
10 °
Sht
8 °
E martë, 7 Dhjetor, 2021
spot_img

Katër vite nga ikja e aktorit Vegim Xhanit, Presidenti Meta e nderon me titullin “Mjeshtër i Madh”

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti Ilir Meta, ka nderuar me titullin “Mjeshtër I Madh”, pas vdekjes aktorin Vegim Xhani, i cili u nda nga jeta në 2017.

“Për kontributin e vyer në fushën e aktrimit në komedinë shqiptare. Me mirënjohje për realizimin me mjeshtëri të shumë roleve në Estradën e Tiranës dhe në Kinostudion  ‘Shqipëria e Re’, duke lënë pas një trashëgimi të pasur nëpërmjet interpretimit të tij si aktor dhe duke ngritur lart vlerat kulturore të qytetit të Tiranës,” thuhet në dekretin e Presidentit të Republikës lëshuar në datë 17 nëntor 2021.

Vegim Xhani u nda nga jeta pas një arresti kardiak në vitin 2017, në moshën 76-vjeçare. Ai ka qenë pjesë e estradës së Tiranës dhe ka luajtur disa role edhe në filma të ndryshëm. Aktori 76-vjeçar ka luajtur në filmat ‘’Kur hiqen maskat’’ (1975), ‘’Vajzat me kordele të kuqe’’ (1978) dhe ‘’Shtigje Lufte’’ (1974)

Vegim Xhani lindi më 26 qershor 1940.  Aktrimi i tij kishte një nur komik, hijeshi skenike, finesë, sidomos në aktrimin e njerëzve nga fshati, pijanecë, dembelë, lakmitarë apo njerëzve pa të keq.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
digitalb
spot_img
spot_img