Tirana
clear sky
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
73 %
2.1kmh
0 %
Pre
37 °
Sht
35 °
Die
33 °
Hën
35 °
Mar
36 °
E premte, 25 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Katër viktima nga COVID në Kosovë, 199 raste të reja në një ditë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

07045995fff1df565c40b0ddfe9f1016

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka pulikuar shifat e 24 orëve të fundit.

Gjatë një dite katër persona nuk kanë arritur të fitojnë betejën me virusin, duke humbur kështu jetën.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se janë testuar 1.282 persona, prej të cilëve 199 kanë rezultuar pozitivë.

Që nga fillimi i pandemisë deri më tani 1.355 persona kanë humbur jetën, ndërsa numri i përgjithshëm it ë infektuarve ka shkuar në 52.333.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.282 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 199 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (78, 66 vjeç), Malishevë 1 rast (79 vjeç), Prizren 1 rast (79 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 52.333 raste nga 189.420 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.355 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 430 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 43.378 raste, kurse numri i rasteve aktive është 7.600.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 87 raste, Pejë 17 raste, Ferizaj 16 raste, Podujevë 16 raste, Lipjan 12 raste, Fushë-Kosovë 7 raste, Gjilan 6 raste, Shtime 5 raste, Deçan 4 raste, Gjakovë 4 raste, Obiliq 4 raste, Prizren 4 raste, Drenas 3 raste, Malishevë 3 raste, Vushtrri 3 raste, Junik 2 raste, Kamenicë 2 raste, Suharekë 2 raste dhe me nga një rast komunat Istog dhe Rahovec.

IKShPK apelon te të gjithë qytetarët që të vijnë të testohen në SARS-CoV-2 sipas indikacioneve epidemiologjike, në të gjitha Qendrat rajonale të shëndetësisë publike në Kosovë.

Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!

Mbani higjienën!

Respektoni distancën!

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img