Tirana
clear sky
13.5 ° C
13.5 °
13.5 °
88 %
2.1kmh
0 %
Hën
23 °
Mar
23 °
Mër
24 °
Enj
24 °
Pre
26 °
E hënë, 3 Tetor, 2022

Katër të vrarë në 24 orë, Partia e Lirisë akuzon Qeverinë: Krimi ka marrë revansh, Edi Rama e promovon

spot_img

Lajme të ngjashëm

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi reagon për katër viktimat e orëve të fundit në vend, duke thënë se krimi ka marrë revansh dhe kryeministri Edi Rama e promovon atë.

“Një Kryeministër që 10 vite në pushtet promovoi krimin dhe trafikun e drogës me ministra në Qeveri, deputetë, kryebashkiakë dhe drejtorë në administratë është tregues se në Shqipëri krimi e ka kapur për fyti shtetin”, shkruan Blushi.

Teksa ndan një video nga atentati në Vlorë, ai shkruan “Është Rama përgjegjës që krimi nga nëntoka, ka dalë në publik dhe demonstron forcën para qytetarëve, duke u marrë deri dhe jetën.”

Shënimi i plotë i Tedi Blushit:

Nuk ka shtet! Ka vetëm krim që ka shtetin e vet! Katër viktima në më pak se 24 orë është bilanci tragjik i revanshit të krimit dhe pasigurisë së jetës në mbarë vendin.

Mungesa e autoritetit të shtetit dhe vigjilencës për të parandaluar dhe goditur krimin përpara se ai të marrë jetët e qytetarëve është një akuzë e fortë për Kryeministrin, Ministrin e Brendshëm dhe Policinë e Shtetit.

Të kontrollosh jetën private, “deri edhe mendimet” e qytetarëve nëpërmjet patronazhistëve, por të dështosh me institucionet e ngarkuara me ligj në parandalimin e vrasjeve dhe moskapjen e autorëve të tyre do të thotë se kjo Qeveri është në aleancë me krimin, mburojë dhe frymëzuese e tij.

Një Kryeministër që 10 vite në pushtet promovoi krimin dhe trafikun e drogës me ministra në Qeveri, deputetë, kryebashkiakë dhe drejtorë në administratë është tregues se në Shqipëri krimi e ka kapur për fyti shtetin. Është Rama përgjegjës që krimi nga nëntoka, ka dalë në publik dhe demonstron forcën para qytetarëve, duke u marrë deri dhe jetën.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img