Hapësire reklamuese

Aktualitet

Katër të rinj në pranga, ja vjedhjet për të cilat akuzohen

Shkruar nga Newsbomb

Dy të rinj janë arrestuar nga policia e Lezhës, dhe dy të tjerë janë proceduar penalisht pas përfundimit të hetimeve që bënë të mundur dokumentimin e vjedhjeve të kryera prej tyre.

Tre prej të arrestuarve janë minorenë. Ata akuzohen për vjedhjen e një pike bastesh dhe disa makina.

Njoftimi i policisë:

Më datë 24.09.2017, pas një pune të mirëfilltë hetimore dhe të mirëorganizuar policore, nga forcat policore të Komisariatit të Policisë Lezhë, u bë e mundur dokumentimi ligjor i autorësisë së disa vjedhjeve të ndodhura në qytetin e Lezhës, ku autorët u identifikuan dhe u  proçeduan penalisht.

Konkretisht:

U arrestuan në flagrancë shtetasit:

- D. Gj.16 vjeç, banues në Mirditë.

- A. P. 14 vjeç, banues në Lezhë.

Arrestimi i tyre u krye, pasi me datë 24.09.2017, janë identifikuar si autorë të dyshuar të vjedhjes dhe më pas braktisjes së  mjetin  “Citroen”, në pronësi të shtetasit E.Gj.

Gjithashtu, në vijim të hetimeve, u proçeduan penalisht edhe shtetasit:

- A.L. 17 vjeç, banues në  Lezhë.

- E.L. 23 vjeç, banues në Kurbin

Këta shtetas, në bashkëpunim me të arrestuarit, dyshohet të jenë autorë edhe të disa vjedhjeve të tjera si:

- Më datë 26.05.2017, gjatë natës, në Zejmen, kanë  vjedhur me thyerje lokalin “Llotosport”, ne pronesi te shtetasit A.K. ku kanë marrë 7 Televizore, me vlerë 200.000 lekë ( të reja) .

- Më datë 22.08.2017,në Lezhë, kanë vjedhur mjetin kamion në pronësi të shtetasit P.L.

- Më datë 08.09.2017,në Lezhë, gjatë nates, kanë tentuar të vjedhin mjetin Volksëagen në pronësi të shtetasit G. B.

Vazhdojnë hetimet për  sigurimin e provave materiale si dhe dokumentimin e ngjarjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas.

Materialet proçeduriale  do ti dërgohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për kryerjen e veprës penale “Vjedhje”, e kryer në bashkëpunim' parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll