Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Katër shqiptarët shpallen fajtorë në Angli, kishin "shtëpi bari" përballë gjykatës (EMRAT)

Shkruar nga Newsbomb

Katër shqiptarë janë shpallur fajtorë nga një gjykatë në Angli pasi kanë pranuar se kanë punuar në një fermë kanabisi. Nga kontrolli i policisë u gjetën më shumë se 1,000 rrënjë kanabisi dhe shqiptarët pranuan se ata punonin aty si "kopshtarë".

  • Edi Cepele, 28 vjeç, 27-vjeçari Erjo Cepele, 29-vjeçari Andi Kola dhe Mikel Xhafa, 19 vjeç, u deklaruan fajtorë në Gjykatën e Preston Croën.

Avokatët mbrojtës të tyre i thanë gjykatës se ata punonin si 'kopshtarë' në ish-qendrën e trajnimit Rathbone në Abbey Road. Ata pranuan se kishin prodhuar drogë të klasit B nga 30 shtatori i vitit të kaluar deri në 1 prilli të këtij viti.

Seanca e radhës për dhënien e dënimeve ndaj tyre është planifikuar të mbahet më 7 gusht. Mediat britanike raportojnë se ndërtesa të cilën shqiptarët e kishin kthyer në "shtëpi bari" ndodhej përballë gjykatës së Magjistraturës së Barrow.

[caption id="attachment_697158" align="alignnone" width="984"] Ndertesa ku ishte ngritur shtepia e barit ne Angli[/caption]

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese