Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
78 %
1kmh
0 %
Sht
38 °
Die
41 °
Hën
40 °
Mar
39 °
Mër
40 °
E shtunë, 31 Korrik, 2021

Katër shqiptarë sulmojnë me thikë karabinierët që i shkuan për kontroll në shtëpi

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Katër shqiptarë u arrestuan gjatë një operacioni anti-droge në Mantova të Italisë.

Mediet italiane shkruajnë se 4 shtetasit shqiptarë janë të moshës nga 20 deri në 40 vjeç, të cilët akuzohen për trafikim droge dhe rezistencë ndaj karabinierëve.

Teksa policia shkoi për të kryer kontroll në banesën e njërit prej shqiptarëve, u përball me rezistencën e këtyre të fundit, të cilët tentuan të qëllojnë me thikë policët, ndërsa përfunduan të gjithë në pranga.

Ata ranë në gjurmët e policisë, pasi për disa ditë radhazi ishin raportuar lëvizje të dyshimta dhe vajtje-ardhje të të rinjve, të cilët banonin në zonën e Mantova-s.

Gjatë kontrollit të kryer në banesën e tyre, policia gjeti dhe sekuestroi 12 doza kokaine të ndara në pako, gati për shitje.

Më shumë

spot_img
spot_img