Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitiv me Covid 236 qytetarë, si dhe janë regjistruar katër humbje jete. Janë shëruar 780 qytetarë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 215.665 që nga fillimi i epidemisë.
Njoftimi i plotë:
18 Shkurt 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Nga 2.648 testime, 236 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 4 raste të vdekjes.
Sot janë shëruar 780 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 215.665.
Në total numri i rasteve aktive është 5.961.