Tirana
clear sky
5.5 ° C
5.5 °
5.5 °
49 %
3.1kmh
0 %
Mar
5 °
Mër
10 °
Enj
11 °
Pre
11 °
Sht
12 °
E martë, 31 Janar, 2023

Katër ditë nga zgjedhjet e PD, Shehaj në Tropojë: Demokratët duhet të votojnë ndryshimin më 13 qershor

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kandidati për kryetar i Partisë Demokratike, Agron Shehaj, ditën e sotme ka zhvilluar një takim me demokratët në Tropojë.

Shehaj ka postuar në “facebook” një video nga takimi me demokratët, teksa shkruan se PD duhet të jetë e bashkuar dhe se kështu mund të fitojnë dhe demokratët mund të shkojnë në pushtet.

Ndër të tjera ai shprehet që demokratët duhet të votojnë për ndryshim më 13 qershor.

“Kjo është e vërteta: “Basha ka ndejtur boll e tepër. Ishte dashur të jepte dorëheqjen vetë. Mos të bëhemi servilë. Edhe sikur ta lëmë 100 vjet ai nuk fiton më.”

Si e trajton të vërtetën Basha: “Ta kundërshtosh një kryetar ose seksion për një punë që duket se nuk është e drejtë, quhet se ti je bërë socialist. Kjo nuk është e drejtë”.

Demokratët duhet të mos dëgjojnë kryetarin e tanishëm, i cili ka prioritet karrigen e tij, por t’i mendojnë gjërat vetë. Duhet ta mendojnë vetë si duhet të jetë një udhëheqës që çon në fitore. PD ka nevojë për një lider të pakorruptuar dhe që nuk korruptohet. Një lider që nuk është i kapur nga oligarkët dhe ka kurajë të luftojë kundër tyre. Një lider që i çon gjërat deri në fitore me kurajë.

Prandaj demokratët duhet të votojnë ndryshimin më 13 qershor, që PD të bëhet prapë #PartiaQëFiton,” shkruan Shehaj në postimin e saj.

Më shumë


spot_img








spot_img