Tirana
clear sky
-3.5 ° C
-3.5 °
-3.5 °
59 %
0.5kmh
0 %
Enj
7 °
Pre
9 °
Sht
10 °
Die
9 °
Hën
9 °
E enjte, 9 Shkurt, 2023

Katër ditë nga ligji për targat, trupat e KFOR në gatishmëri për situatën në veri të Kosovës

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Albin Kurti e ka vendosur 31 tetorin si datë të fundit kur qytetarët serbë mund të ri-regjistrojnë automjetet e tyre me targa legale të Kosovës, përkundër thirrjeve të aleatëve që kjo kohë të zgjatet.

Kur kanë mbetur edhe më pak se katër ditë nga afati i fundit, është rritur frika për prishje të stabilitetit në veri të vendit sikurse më 31 korrik. Megjithatë, në terren ndodhen trupat e KFOR, të cilat janë shprehur të gatshme për të ndërhyrë në çdo moment.

NATO në një përgjigje për Gazetën Express siguron se është në gatishmëri dhe se do të intervenojë në rast se cenohet stabiliteti në territorin e Kosovës. Aktualisht situata është e stabilizuar dhe KFOR nuk ka rritur prezencën e trupave në veri, por konfirmon se ka në monitorim situatën.

“Trupat e KFOR-it po monitorojnë nga afër situatën në terren dhe Në përgjithësi, situata është stabile dhe nuk ka pasë ndonjë ndryshim në pozicionimin e forcave të misionit të KFOR-it, të udhëhequr nga NATO”, është shprehur një zyrtar i NATO-s.

Në Kosovë nga 11 shtatori po qëndron një kontingjent britanik i ushtarëve që po stërvitet me pjesën tjetër të ushtarëve të KFOR-it. Kjo stërvitje ka filluar më 27 shtator dhe është e planifikuar të kryhet më 2 nëntor.

“Në këtë periudhë, gjithashtu, Forca e Kosovës (KFOR) e udhëhequr nga NATO është duke zhvilluar një stërvitje rutinë për një nga njësitë e saj rezervë. Kjo do të rezultojë në një rritje të përkohshme të numrit të trupave në terren”, thuhet në përgjigje.

Më shumë


spot_img









spot_img