Tirana
clear sky
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
33 %
4.1kmh
0 %
Hën
25 °
Mar
25 °
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
29 °
E hënë, 14 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Katër arratisjet e Klement Balilit si nëpër filma, Artan Hoxha rrëfen si u ka shpëtuar i akuzuari Forcave Speciale të Tiranës

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

fe99acc87d8095c6580fa85bba7b1c46

Katër aksione për kapjen e Klement Balilit janë organizuar nga Policia e Shtetit por asnjë prej tyre nuk ka rezultuar e suksesshme. Gazetari Artan Hoxha ka rrëfyer në emisionin “Kjo Javë” në News 24 të gjitha përpjekjet e Forcave Speciale të Tiranës për arrestimin e Balilit.

Aksioni i parë është zhvilluar në resortin luksoz të të akuzuarit në Sarandë, “Santa Quaranta”, por Balili nuk është gjendur aty.

Më pas përpjekjet e policisë janë itensifikuar dhe Klement Balili është vendosur nën përgjim.

“Aksioni i dytë është zhvilluar në muajn tetor, diku mbas datës 20, dhe sërish janë dërguar forca speciale nga Tirana, ndërsa celulari i Balilit ishte nën përgjim. Në momentin kur atij i është ngritur prita, brenda makinës së blinduar është gjetur vetëm celulari dhe dy të afërm, por jo Balili. Aksioni i tretë është organizuar pak ditë më pas nga i dyti dhe kishte informacion se i arratisuri do të ishte i pranishëm në stadiumin e Delvinës, qytet që drejtohet nga kushëriri i tij. Forcat e Tiranës u futën në stadium si tifozë, por sërish Balili nuk u shfaq. Policia kontrolloi edhe makinën e kryebashkiakut të Delvinës, por i kërkuari nuk ishte aty. Operacioni i fundit është organizuar sot në banesën e tij, ku parashikohej që ai të arrestohej në gjumë, gjë që nuk ndodhi”, tha Hoxha.

Sipas gazetarit, fitimet e organizatës së Klement Balilit janë disa qindra milionë euro.

Lexo edhe: “Arrest në burg” për Balilin, dy akuzat që rëndojnë mbi të arratisurin

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img