Tirana
clear sky
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
51 %
3.1kmh
0 %
Mar
25 °
Mër
26 °
Enj
27 °
Pre
27 °
Sht
29 °
E martë, 15 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

KATEGORIA SUPERIORE/ Vllaznia me hap kampioni, Partizani dhe Teuta nuk i ndahen, Tirana rigjen fitoren pas 5 barazimesh, javën tjetër na pret DERBI

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

f351f52c6e8d1bc5c680221266aa655a

Ka përfunduar java e 14 e Kategorisë Superiore, me Vllazninë që nuk njeh kundërshtarë dhe kikujdon edhe Kukësin, ndërsa Partizani dhe Teuta e ndjekin me 9 pikë diferencë.

Fiton edhe Tirana pas 5 barazimesh radhazi, ndërsa surprizën e bën Apolonia që mposht me rezultat minimal Laçin.

Ndeshjet:

Kukësi – Vllaznia: Ditën e djeshme në stadiumin “Elbasan Arena” u luajt ndeshja mes Kukësit dhe Vllaznisë, me miqtë që morën një fitore të artë në luftën për titulin kampion. Në një ndeshje shumë të luftuar dhe me shumë kartona, vendosi goli i Arlind Kalasë në minutën e 58-të për t’i dhënë shkodranëve 3 pikët. Vllaznia kryeson kampionatin me 32 pikë, ndërsa për Kukësin kjo ishte humbja e 4 radhazi dhe duket se tashmë kuksianët janë në krizë të thellë, pasi gjenden në vendin e 7-të me 17 pikë, vetëm 5 pikë larg rënies nga kategoria.

Teuta – Bylis: Po dje u luajt edhe sfida mes Teutës dhe Bylisit, ku durrsakët morën një fitore të hjeshtë me rezultatin 2-0, me golat e Vilës dhe Grudës, nga një në secilën pjesë. Durrsakët gjenden në vendin e 3-të të klasifikimit në kuotën e 23 pikëve, po aq sa Partizani i vendit të dytë, ndërsa miqtë nga Ballshi treguan edhe njëherë se kanë mangësi të shumta në skuadër, sidomos tashmë me largimin e akpitenit Murataj dhe disa lojtarëve të tjerë. Bylis ndodhet në vendin e 8-të në kuotën e 12 pikëve.

Skënderbeu – Partizani: Në stadiumin “Skënderbeu” të mbuluar nga dëbora, vendasit e Skënderbeut dhe miqtë e Partizanit dhuruan një ndeshje të kënaqshme me aq sa ua lejuan mundësitë. Fitorja dhe 3 pikët shkuan për miqtë, të cilët shënuan 2 herë brenda 7 minutave me Bardhin dhe Solomon, ndërsa për vendasit ngushtoi diferencën Mensah në minutën e 65. Partizani e sheh veten në vendin e dytë me 23 pikë, ndërsa Skënderbeu mbyll klasifikimin me 10 pikë, duke treguar se janë një nga ekipet pretendente për të rënë një kategori më poshtë.

Tirana – Kastrioti: E nisën keq sfidën kampionët e Tiranës, pasi u ndëshkuan në minutën e 20-të nga një gol i Devid, por gjetën orcat për të përmbysur rezultatin dhe për të marrë një fitore morali përpara derbit të javës së ardhshme.Batha dhe Muçi zhvlerësuan golin e miqve, për t’i dhënë bardhebluve mundësinë të ngjiten në vendin e 5-të, me vetëm 3 pikë larg Partizanit të vendit të dytë. Ndërkohë Kastriotit duket se i kanë mbaruar surprizat, pasi nuk njeh fitore në 3 ndeshjet e fundit.

Apolonia – Laçi: Surpriza e kësaj jave është Apolonia, që tregoi edhe njëherë se do të jetë një kockë e fortë për të gjitha ekipet. Pas barazimit dramatik javën e kaluar me Partizanin, fierakët ditën e sotme mposhtën me rezultatin minimal 1-0 ekipin e Laçit me golin e shënuar nga Gjata në minutën e 21. Pretendime dhe akuza të kurbinasve në drejtim të arbitrit të takimit, por largohen nga Fieri me asnjë pikë, ndërsa Apolonia e sheh veten tashmë në kuotën e 12 pikëve, aq sa edhe Bylisi në zonën Play-Out, ndërsa Laçi mban vendin e katërt me 20 pikë.

Java e ardhshme do të jetë ajo e derbit Partizani – Tirana, ndërsa Vllaznia kryesuese do t’i shkojë për vizitë Bylisit. Kukësi në kërkim të daljes nga kriza shkon në Fier përballë Apolonisë vendase, Kastrioti pret Teutën dhe Skënderbeu udhëton drejt Laçit.

Renditja e Kategorisë Superiore:

Screenshot_3_copy.jpg

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img