Tirana
scattered clouds
5.5 ° C
5.5 °
5.5 °
75 %
3.1kmh
40 %
Mër
7 °
Enj
13 °
Pre
15 °
Sht
12 °
Die
13 °
E mërkurë, 1 Dhjetor, 2021
spot_img

KATEGORIA SUPERIORE/ Tirana merr kryesimin në javën e katërt, Partizani ende nuk e njeh “shijen” e fitores, Laçi prek fundin

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ka përfunduar java e katërt e Abissnet Superiore, ku Tirana ka marrë kryesimin në kuotën e 8 pikëve, aq sa edhe Teuta kampione.

Bardheblutë arritën të fitonin ditën e sotme me rezultatin 2-0 përballë Laçit në ndeshjen e luajtur në “Selman Stermasi”, falë dy autogolave të lojtarëve miq. Teksa Tirana fiton dhe shfaqet si pretendente për të fituar kampionatin, e kundërta ndodh me Laçin, pasi kurbinasit në 4 javët e para kanë arritur të marrin vetëm 2 pikë dhe ndodhen në vendin e parafundit të klasifikimit.

Teuta kampione ka marrë një fitore të madhe me rezultatin 2-3 ndaj Kukësit, me miqtë që humbin ndeshjen e parë për këtë sezon por edhe kryesimin. Ishin 90 minuta shumë të bukura për t’u parë në “Elbasan Arena”, teksa të 5 golat u shënuan në pjesën e parë.

Në barazim 1-1 ka përfunduar derbi mes Dinamos dhe Partizanit, me të dy ekipet që zhvilluan një ndeshje sulmuese deri në fund, teksa të kuqtë ende nuk e kanë njohur shijen e fitores në këtë kampionat, edhe pse janë një nga ekipet pretendente për t’u shpallur kampionë.

Fitorja e parë me “aromë” superlige për Egnatian, që në kohën shtesë arritën të fitonin 2-1 përballë Kastriotit. Ndëkrohë në barazim 0-0 është mbyllur sfida mes Skënderbeut dhe Vllaznisë.

RENDITJA

Screenshot 3 4
spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img