Tirana
clear sky
4.5 ° C
4.5 °
4.5 °
28 %
2.1kmh
0 %
Mër
7 °
Enj
8 °
Pre
10 °
Sht
8 °
Die
9 °
E mërkurë, 26 Janar, 2022

KATEGORIA SUPERIORE/ Partizani e bën “sefte” në kampionat, Laçi mposht Teutën kampione, Tirana nis shkëputjen

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ka përfunduar java e tetë e Kategorisë Superiore, e cila ka dhuruar rezultate surprizë. Tirana vijon të fitojë dhe të shkëputet në krye të klasifikimit, pasi ditën e djeshme “shkatërroi” me rezultatin 4-0 Dinamon.

Partizani arriti të gjejë fitoren e parë në kampionat dhe të fillojë ngjitjen në renditje. Të kuqtë mposhtën me rezultatin 0-2 Kastriotin, në ndeshjen e luajtur në Kamëz. Fitore me vlera të mëdha psikologjike për djemtë e trajnerit Daja, që ndeshjen e ardhshme kanë një kundërshtar të vështirë si Laçi.

Pikërisht këta të fundit fituan ndeshjen e dytë radhazi nën drejimin e teknikut Mirel Josa. Kurbinasit arritën të fitonin me rezultatin 2-0 ndaj Teutës kampione dhe e shohin veten në vendin e 4-t, vetëm 1 pikë pas durrsakëve.

Fitorja e parë në këtë kampionat edhe për Skënderbeun, që surprizoi Kukësin në ndeshjen e luajtur dje në Korçë. Vendasit fituan me rezultatin 2-1 në një ndeshje që zgjati 100 minuta për shkak të minutave shtesë.

Nesër do të luhet ndeshja Egnatia – Vllaznia, me miqtë që janë favoritë në letër, por rrogozhinasit kanë treguar që janë ekipi i surprizave.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img