Tirana
broken clouds
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
65 %
1.5kmh
75 %
Pre
37 °
Sht
35 °
Die
33 °
Hën
35 °
Mar
30 °
E enjte, 24 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

KATEGORIA SUPERIORE/ Hap fals i Partizanit në Korçë, Teuta “shkatërron” Bylisin dhe merr kreun e klasifikimit, Laç futet në “vallen” e titullit

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ka përfunduar java e 32-të e Kategorisë Superiore, ku Partizani nuk ka shkuar më shumë se barazimi 1-1 me Skënderbeun në ndeshjen e luajtur në Korçë, duke humbur kreun e klasifikimit.

Nga ana tjetër, për Skënderbeun është një pikë shprese, pasi kalojnë Bylisin në klasifikim dhe i afrohen me vetëm 1 pikë diferencë Kastriotit në luftën për mbijetesë.

Teuta ka shkatërruar me rezultatin 4-0 Bylisin në “Niko Dovana”, duke marrë kreun e klasifikimit me 1 pikë më shumë se Partizani. Një ndeshje e dominuar nga vendasit që nuk e vunë për asnjë moment në dyshim fitoren.

Në garë për fitimin e kampionatit futet edhe Laçi, që me fitoren 0-1 ndaj Apolonisë në Fier e ngushton në vetëm 3 pikë diferencën me Teutën kryesuese, ndërkohë që Apolonia pret vetëm matematikën për të zyrtarizuar rënien nga kategoria.

Tirana fiton minimalisht 1-0 ndaj Kastriotit dhe mban gjallë shpresat për vendin e tretë, pasi diferenca me Laçin është vetëm 3 pikë, ndërkohë që për Kastriotin bëhet më e vështirë qëndrimi në Superiore.

Ditën e djeshme Kukësi ka marrë një fitore të çmuar 3-1 ndaj Vllaznisë, një fitore që i nxjerr kuksianët nga Kriza. Për Vllazninë ishte një humbje që pothuajse e ka nxjerrë nga gara për titullin kampion, pasi Teuta gjendet 5 pikë larg kur kanë mbetur vetëm 4 ndeshje nga fundi.

Renditja e Kategorisë Superiore:


Screenshot 7 7

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img