Tirana
clear sky
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
76 %
2.6kmh
0 %
Mër
13 °
Enj
22 °
Pre
22 °
Sht
22 °
Die
20 °
E mërkurë, 27 Tetor, 2021
spot_img

Katedralja Notre Dame do të hapet për publikun në 2024-ën

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Katedralja Notre Dame është në rrugën e duhur për t’u rihapur për publikun në vitin 2024 pasi katedralja tani është siguruar plotësisht, dy vjet pas zjarrit katastrofik që shkatërroi pjesë të mëdha të ndërtesës 850-vjeçare.

Në një deklaratë të shtunën, organi publik përgjegjës për ruajtjen dhe restaurimin e tij tha se sigurimi i katedrales kishte përfunduar sipas planit.

“Ne po themi zyrtarisht se katedralja tani është e shpëtuar, se është e fortë në shtyllat e saj, se muret e saj janë të forta,” tha gjenerali Jean-Louis Georgelin, president i organizatës përgjegjëse për restaurimin në një intervistë të dhënë për CNN.

“Ne do të jemi në gjendje të vazhdojmë me vendosmëri me fazën e restaurimit dhe rindërtimit të pjesëve të shkatërruara nga zjarri, në mënyrë që të jetë gati të rihapet për shërbime dhe vizita publike në 2024,” shtoi ai.

Një shkak përfundimtar i zjarrit ende nuk është përcaktuar pavarësisht një hetimi të gjerë, megjithëse prokurorët thanë se mund të ishte shkaktuar nga një cigare ose një defekt elektrik.

Pavarësisht debatit se si duhet rindertuar, vitin e kaluar Presidenti Macron vendosi që e gjithë katedralja do të rindërtohej ashtu siç ishte, përfshirë shtyllën – e cila fillimisht ishte prej druri.

Lajmi i mirë për të gjithë është që Katedralja e cila u përfshi nga dlakët në vitin 2019 do të jetë gati për publikun në 2024.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img