Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Katastrofë mjedisore në Dhërmi, kamioni zbret ngjitur me pushuesit me rroba banjo e zbraz në det gjithë inertet (FOTO-VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
Katastrofë mjedisore në Dhërmi, kamioni zbret ngjitur me

Një katastrofë natyrore në mes të ditës madje edhe të pushuesve është duke ndodhur në plazhin e Dhërmiut.

Denoncimi që vjen në adresë të Newsbomb.al tregon kamionin që në mes të ditës, mbushur plot me inerte, është duke u derdhur në plazhin, bregdetin e Dhërmiut.

Nga ana tjetër janë qytetarët që pushojnë akoma. Por kompania nuk e ka problem të vazhdojë të kryejë punime e pashqetësuar, madje të ndosë ambientin dhe vijën bregdetare, e pashqetësuar nga organet e rendit e të sigurisë, apo edhe nga autoritete lokale.

Një nga qytetatët ka filmuar gjithë skenën dhe duke sjellë denoncimin në Newsbomb.al shkruan se logot e kamionevë dhe firma që prezantohet është “Gjikuria”, por ende nuk ka një konfirmim zyrtar.

Duket se kompania po krijon një kalatë të re brenda detit. Edhe sikur të mendohet të jetë me leje, puna me kamionët ndërkohë që qytetarët janë duke pushuar nuk mund të lejohet.

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese