Tirana
light rain
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
44 %
1.5kmh
20 %
Mar
26 °
Mër
26 °
Enj
26 °
Pre
25 °
Sht
24 °
E martë, 30 Maj, 2023

Katastrofa e zjarreve masive, shkon në 6 numri i viktimave në Turqi, vendi në “luftë” me flakët

Lajme të ngjashëm

Rritet bilanci i viktimave si pasojë e zjarreve masive në Turqi. Ekipet e shpëtimit kanë gjetur trupat e dy personave të pajetë gjatë operacioneve të shuarjes së zjarrit në provincën jugore të Antalya-s, duke e çuar në 6 numrin e jetëve të humbura.

“Ne humbëm dy vëllezërit tanë heroikë të përfshirë në luftimin e zjarreve si dëshmorë. Dhimbja jonë është e madhe. Qoftë vendi i tyre parajsë”, shkruajti Bekir Pakdemirli, ministri i Bujqësisë dhe Pylltarisë i Turqisë në Twitter.

Si pasojë e përhapjes së flakëve me shpejtësi, u evakuan banorët e 6 qyteteve, si dhe u dogjën mbi 2 mijë shtëpi në Antalya.

Thuajse në të gjitha qytetet e Turqisë po lajmërohen e regjistrohen vullnetarë për të shkuar në “luftë” kundër zjarrit.


Më shumë