Gjykata Britanike ka lënë në fuqi vendimin e mëparshëm të gjykatës së Hagës, për gjeneralin serb Ratko Mlladiç, i quajtur “kasapi i Bosnjës”. Ai është dënuar me burgim të përjetshëm dhe ky është vendimi përfundimtar.
Mlladiç kishte apeluar dënimin për gjenocid. Në vitin 2017, Mlladiç u dënua për rolin e tij në mizoritë më të këqija në Evropë që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore.
Ish-komandanti serb në Bosnje dhe Hercegovinë, është autori kryesor i krimeve të luftës së Bosnjës në vitet 1990. Viktima dhe familjarët e tyre e quajnë “Kasapi i Bosnjës”. Pas 16 vjetësh në arrati, ai më në fund u përball me drejtësinë për një listë të gjatë mizorish.
Gjatë seancës për konfirmimin e dënimit përfundimtar, Mlladiç u fotografua me sytë me lot.