Tirana
broken clouds
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
83 %
1.5kmh
75 %
Sht
25 °
Die
26 °
Hën
27 °
Mar
27 °
Mër
28 °
E shtunë, 3 Qershor, 2023

‘Kasapanë’ brenda lokalit të Fatjon Muratit, Policia njoftim zyrtar: Një e vdekur dhe 5 të plagosur, mes tyre një fëmijë (EMRAT)

Lajme të ngjashëm

Policia e Tiranës ka dalë me njoftim zyrtar lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Don Boskos pranë ambienteve të lokalit të Fatjon Muratit, ku disa persona të paidentifikuar qëlluan me breshkëri plumbash.

Sipas njoftimit të policisë mësohet se nga ky atentat ka mbetur e vdekur banakierja e lokalit, Mimoza Paja 60 vjeç si dhe janë plagosur shtetasit Shehat Murati 50 vjeç, i cili është edhe xhaxhai i Fatjon Muratit, Astrit Merja 42 vjeç, Emanuel Sala 47 vjeç, Ermir Bejuku 45 vjeç, Genc Shohalli  55 vjeç, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Gjithashtu është lënduar në dorë nga ciflat e xhamave, një e mitur 10-vjeçare.

Ndërkohë, burime për mediat bëjnë me dije se pesë personat e plagosur janë jashtë rrezikut për jetën. Njëri prej tyre ka marrë plumb në gjoks, një tjetër ka marrë të shtëna në kofshë.

Gjithashtu, një tjetër i plagosur është qëlluar me plumb në gjoks e në kokë, por fatmirësisht e ka kapur në sipërfaqe dhe nuk i ka prekur organet jetike.

Njoftimi i plotë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 12.03.2023, rreth orës 21:05, në rrugën “Ananstas Shundi”, në lokalin në pronësi të shtetasit F. M., në rrethana ende të paqarta,  nga persona ende të paidentifikuar, është qëlluar me armë zjarri.

Si pasojë ka humbur jetën shtetasja Mimoza Paja, rreth 60 vjeçe, banakierja e lokalit, si dhe janë plagosur shtetasit S. M., 50 vjeç, A. M.,42 vjeç, E. S., 47 vjeç, E. B., 45 vjeç, G. Sh., 55 vjeç, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Gjithashtu është lënduar në dorë nga ciflat e xhamave, një e mitur 10-vjeçare.

Për hetimin e kësaj ngjarjeje është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna intensive për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, sekuestrimin e provave që do të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Ndrkohë janë ngritur pika kontrolli në bashkëpunim me Drejtoritë Vendore të Policisë Durrës, Elbasan, Lezhë e Dibër.

Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet në gjithë territorin ku dyshohet që mund të kenë lëvizur ose ku mund të fshihen autorët.

LEXO EDHE:PAMJE TË RËNDA/ Mbeti e vrarë me breshëri kallashnikovi brenda lokalit në Don Bosko, identifikohet banakierja (EMRI)

LEXO EDHE: Masakra në Don Bosko në lokalin e Fatjon Muratit, u përfol për atentatin ku u vra Brilant Martinaj

LEXO EDHE: Breshëri kallashnikovi në lokalin në Don Bosko, vdes banakierja, plagosen 4 të tjerë, mes tyre edhe një fëmijë (DETAJE)


Më shumë