Hapësire reklamuese

Politikë

KASAFORTA hapet nesër, gazetarja tregon bisedën me Palokën: Formularët do të jenë të aksesueshëm për gazetarët, mediat dhe këdo

Shkruar nga Newsbomb
KASAFORTA hapet nesër, gazetarja tregon bisedën me Palokën:

4200 formularët e firmosur nga delegatët e Partisë Demokratike për thirrjen e Kuvendit Kombëtar do të jenë të aksesueshëm për t’u parë nga kushdo duke filluar nga dita e nesërme.

Lajmin e ka bërë të ditur gazetarja Eni Vasili, e cila u shpreh se këtë informacion ia ka dhënë Edi Paloka, në kasafortën e të cilit po mbahen këta formularë.

“Duke filluar nga dita e nesërme formularët do jenë të aksesueshme për gazetarët për mediat,  për këdo, pasi sot nuk mundej”, tha Vasili.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.