Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Showbiz & Lifestyle

"Kasaforta e hallës duhet të jetë plot", mesazhet e Noizyt me kushëririn para djegies së lokalit

Shkruar nga Newsbomb
"Kasaforta e hallës duhet të jetë plot", mesazhet e

Mediat kanë siguruar mesazhet private që Rigels Rajku (Noizy) ka shkëmbyer me kushëririn e tij Eraldo Musteqja, para se ky i fundit të shkonte mëngjesin e sotëm në një nga restorantet në pronësi të reperit dhe t'i vinte zjarrin për herë të dytë.

Burime e Anabel thonë se Eraldo është djali i dajës së Noizy-t dhe ishte konvertuar në një besim radikal me ide ekstremiste. Në rrjete sociale, ai prezantohej si Abdullah, në vend të emrit të tij.

Prej kohësh ai kërcënonte familjarët e këngëtarit duke u kërkuar vazhdimisht para. Siç shihet dhe në bisedat në WhatsApp mes Eraldos dhe personit tjetër, që mendohet se është vetë Noizy nisur nga përmbajtja e mesazheve, ai kërkon para dhe kërcënon duke përmendur familjen dhe kasafortën.

Në një rast, kushëriri i thotë personit tjetër (Noizyt) se kasaforta që rrinte sipas tij në shtëpinë e hallës, nënës së këngëtarit, duhet të ishte plot me para.

[gallery columns="1" link="none" size="full" td_select_gallery_slide="slide" ids="714674,714667,714668,714669,714670,714671,714672,714673"]

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese