Tirana
clear sky
30.5 ° C
30.5 °
30.5 °
45 %
1kmh
0 %
Mar
29 °
Mër
40 °
Enj
39 °
Pre
32 °
Sht
35 °
E martë, 3 Gusht, 2021

KAS rrëzon kërkesën e PD për 19 prova shtesë për zgjedhjet në Tiranë, bien dhe ankesat e kandidatit të Vetëvendosjes për pamjet e kamerave

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve ka vendosur të administrojë provat e paraqitura sot nga PD, LSI dhe kandidati i pavarur Boiken Abazi, për zgjedhjet e 25 prillit në Qarkun e Tiranës, shkruan newsbomb.al. Ndërkohë, me shumica votash janë rrëzuar disa kërkesa të tjera.

KAS vendosi:

1- Të administrojë të gjitha provat e administruara nga palët ankimore, bashkë me kërkesat ankimore;
2- Të rrëzojë kërkesën e kandidatit Boiken Abazi për të kryer ekspertizë në lidhje me një sërë fletësh votimi;
3- Të rrëzojë me shmicë votash kërkesën e PD për kërkimin e 19 provave shtesë;
4- Të rrëzojë me shumicë votash kërkesën e zotit Boiken Abazi për administrimin e kamerave në korridoret e shkollës Arben Broci dhe të qendrës së votimit në këtë shkollë.

Ndërkohë, dy nga anëtarët e Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve kanë kërkuar vetë disa materiale, të cilat sipas tyre duhet të administrohen si prova dhe t’i vihen në dispozicion KAS për shqyrtim, shkruan newsbomb.al.

1- Në zbatim të nenit 36 të Kodit Zgjedhor, pika 2, dy anëtarë të KAS kërkojnë që materiali i pajisjes së identifikim ti bimometrik për Tiranën dhe qarqet e tjera të administrohet si provë.
2- Po ashtu, dhe materialet filmike nga ora 18.50 derisa të ketë funksionuar kamera në qendrën e votimit të kërkuar nga Boiken Abazi, të administrohet si provë dhe ti vihet në dispozicion KAS…

Kujtojmë se, Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve është mbledhur sot për të vendosur për zgjedhjet ën Qarkun e Tiranës, Shkodrës dhe Elbasanit. PD dhe LSI pretendojnë se ka pasur parregullësi dhe kërkojnë përsëritjen e zgjedhjeve.

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img