Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

KAS rrëzon kërkesën e kandidatit të Vetëvendosjes për pavlefshmërinë e zgjedhjeve në Tiranë; Nis shqyrtimi i kërkesës së PD për ripërsëritjen e zgjedhjeve në Elbasan

Shkruar nga Newsbomb
KAS rrëzon kërkesën e kandidatit të Vetëvendosjes

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve në KQZ, rrëzon kërkesën e kandidatit të pavarur Boiken Abazi, i cili kërkoi që të shpalleshin të pavlefshme zgjedhjet në Qarkun e Tiranës. Sipas kandidatit që përfaqëson Lëvizjen Vetëvendosje, në 25 prill ka pasur parregullësi dhe duhet të kishte rivotime.

Gjithashtu, KAS ka rrëzuar dhe kërkesën e partive opozitare, PD dhe LSI, të cilët gjithashtu kanë kërkuar shpalljen si të pavlefshme të rezultateve të zgjedhjeve të 25 prillit në Qarkun e Tiranës. Ky është rasti i disat ku partitë opozitare humbasin betejën në KAS për pavlefshmërinë e zgjedhjeve.

Dje, në KAS me kërkesë të LSI u rinumëruan votat e 108 kutive të Qarkut të Durrësit. LSI jo vetëm që nuk rikuperoi vota por doli minus 1 (-1).

Ndërkohë, tashmë në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve po mbahet seanca e radhë ku po shqyrtohet kërkesa e Partisë Demokratike për shpalljen si të pavlefshme të zgjedhjeve në Qarkun e Elbasanit.

Sipas përfaqësuesit të PD, ndihma ekonimike, mesazhe telefonike, mbledhje kartash identiteti kanë ndodhur në Elbasan nga persona të lidhur me Partinë Socialiste, për t’i kërcënuar dhe për t’ju marrë votën.  

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll