Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve në KQZ ka rrëzuar vendimin e Ilirjan Celibashit, i cili i hoqi 61 kandidatë koalicionit të PD-AN.
KAS ka pranuar listën e koalicionit PD-AN me 222 kandidatë për deputetë në zgjedhjet e 25 prillit.
“Me shumicë votash, pranonim e kërkesës ankimore të PD-së, ndryshimin e vendimit të Komisonerit Shtetërorë të zgjedhjeve, regjistrimin e listave shumëemërore sipas listës së depozituar pranë KQZ në datë 16.03.2021”, tha kreu i KAS.
Kujtojmë se Partia Demokratike ka ankimuar në Komisionin e Ankimeve të Sanksioneve vendimin e kreut të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi për të mos regjistruar 61 emrat në listën e kandidatëve për deputetë, sepse ishin më shumë sesa lejohej.
KQZ i ktheu koalicionit PD-AN listat paraprake duke deklaruar se kanë kaluar numrin e kandidatëve të lejuar në disa qarqe.