Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

KAS rrëzon ankimimin e Berishës: Në zgjedhjet e Kukësit regjistrohet PD zyrtare

Shkruar nga Newsbomb
KAS rrëzon ankimimin e Berishës: Në zgjedhjet e Kukësit

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka rrëzuar ankimimin e grupimit politik të Sali Berishës për t’u regjistruar në zgjedhjet për Bashkinë e Kukësit të cilat do të mbahen më 24 shtator.

Sipas KAS në këto zgjedhje regjistrohet Partia Demokratike zyrtare e Lulzim Bashës, duke mos njohur kështu grupimin e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Më herët Komisioni Qendror i Zgjedhjeve rrëzoi Rithemelimin e  Sali Berishës dhe vendosi regjistrimin e Partisë Demokratike zyrtare të drejtuar nga Lulzim Basha për përsëritjen e zgjedhjeve në Kukës.

“Basha ka legjitimitetin të paraqesë kërkesën për regjistrim në zgjedhje si subjekt zgjedhor. Tej çdo diskutimi, KQZ si organ administrativ e ka të pamundur nga pikëpamja ligjore që të bëjë një shqyrtim të të gjithë procesit vendimmarrës në një parti politike. Për shkak të ligjit KQZ është e detyruar ta shqyrtojë kërkesën për regjistrim thjesht dhe vetëm në aspektin formal, duke vlerësuar të gjithë dokumentacionin. E rëndësishme është dokumenti që vjen nga Gjykata e Tiranës. Është fakt i pasqyruar në një dokument zyrtar që kryetari i PD është z. Lulzim Basha dhe ky person ka të drejtën për të paraqitur kërkesën për të regjistruar PD-në si subjekt zgjedhor”, deklaroi Celibashi.

Berisha ankimoi në KAS këtë vendim të KQZ që nuk e regjistroi si subjekt në zgjedhjet e Kukësit. Në kërkesën ankimore shpjegohej arsyeja se pse KAS duhet të hedhë poshtë këtë vendim të KQZ dhe kërkuan gjithashtu çregjistrimin e Partisë Demokratike me përfaqësues Bashën.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed