Tirana
clear sky
37.5 ° C
37.5 °
37.5 °
20 %
2.1kmh
0 %
Pre
36 °
Sht
34 °
Die
34 °
Hën
35 °
Mar
36 °
E premte, 25 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

KAS rrëzoi kërkesën për hetim të thellë në Gjirokastër, reagon Vetëvendosje: Ndërtesa e Kolegjit Zgjedhor është një objekt modern si Tik-Tok

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Lëvizja Vetëvendosja me degë në Shqipëria ka reaguar pas vendimit të ditës së djeshme në Kolegjin Zgjedhor për rrëzimin e denoncimeve të saj në lidhje me problematikat e hasura gjatë zgjedhjeve të 25 prillit në qarkun e Gjirokastrës.

Mbledhja e djeshme nga Vetevendosja është krahasuar me videot e Tik-Tokut të gjyqtarës së Elbasanit, Enkelejda Kapedani, ndërsa ndërtesa e Kolegjit Zgjedhor është një objekt modern si aplikacioni.

“Ndërtesa e Kolegjit Zgjedhor është një “objekt” i ri dhe (post)modern siç është edhe rrjeti Tik-Tok”

Sipas tyre Kolegji Zgjedhor bëri sikur i shqyrtoi provat e dorëzuara dhe që në seancën e parë që iu dha mundësia trupi gjykues i hodhi poshtë të gjitha provat e dorëzuara.

Postimi i plotë i VV në Shqipëri:

Drejtësia Tik-Tok e Kolegjit Zgjedhor

Pas ankesave në KAS/KQZ, kandidatët e pavarur Kreshnik Merxhani për qarkun Gjirokastër dhe Boiken Abazi për qarkun Tiranë kanë dorëzuar kërkesë paditë në Kolegjin Zgjedhor. Seanca për kandidatin Merxhani u mbajt më 31 maj, ndërsa dita e seancës për kandidatin Abazi pritet të caktohet. Megjithatë, mund të thuhet se seanca e djeshme për qarkun Gjirokastër ia kaloi performancës së videove në Tik-Tok të gjyqtares nga Elbasani.

Brenda një jave trupi gjykues i Kolegjit Zgjedhor bëri sikur shqyrtoi provat. Në ditën e seancës së parë dhe të vetme për padinë për qarkun Gjirokastër, trupi gjykues i dha mundësinë kandidatit Merxhani të fliste rreth 15 min. Provat me pamjet filmike zyrtare të kamerave të KQZ-së, që dëshmonin vjedhjen dhe falsifikimin e votave, as u panë, as u shqyrtuan dhe as ishin objekt diskutimi dhe vlerësimi nga ana e trupit gjykues. Këto prova thjesht u injoruan. Qasja e trupit gjykues u bashkua me qasjen e përfaqësuesit të Partisë Socialiste në seancë, i cili deklaroi se shkeljet në vendet e numërimit nuk mund të trajohen për pavlefshmërinë e zgjedhjeve sepse  shkeljet konsiderohen vetëm kur kryhen në qendra votimi. Kjo është edhe e pavertetë edhe absurde, si dhe e pa bazuar në ligj. Kërkesa për hetim të thelluar u hodh poshtë.

Kështu, seanca u hap dhe u mbyll me një vendim të rrufeshëm, brenda ditës, për ta rrëzuar kërkesë padinë pa trajtuar provat. U tha se nga fundi i javës, me kismet, trupi gjykues do bëjë të ditur edhe vendimin e plotë me arsyetimet që nuk u thanë në seancë.

Ndërtesa e Kolegjit Zgjedhor është një “objekt” i ri dhe (post)modern siç është edhe rrjeti Tik-Tok. Brenda objektit të ri krijohen skena që tregojnë se gjyqtarja nga Elbasani nuk është përjashtimi nga rregulli, por është vetë roli kryesor në skenat e drejtësisë në Shqipëri, të zbrazura nga koncepti i së drejtës. Këto janë skena të një drejtësie të papërgjeshme, të shkëputur nga interesi publik, selektive dhe të zhytur në interesa të ngushta personale të lidhura me pushtetin.

Drejtësia Tik-Tok nuk mund të na e shuajë vullnetin për shtetin e së drejtës. Pëkundrazi, jemi sot edhe më të vendosur në rrugën për ndryshime rrënjësore në Shqipëri.

Tiranë, 1 qershor 2021

Lëvizja VETËVENDOSJE!

Qendra në Shqipëri

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img