Hapësire reklamuese

Politikë

KAS rrëzoi kërkesën e PD për informacione shtesë për Vlorën, flet Ivi Kaso: Këto prova janë thelbësore për vërtetimin e masakrës zgjedhore, nuk duan të bëjnë transparencë

Shkruar nga Newsbomb
KAS rrëzoi kërkesën e PD për informacione shtesë

Sekretari për Çështjet Ligjore në Partinë Demokratike, Ivi Kaso, ka reaguar pasi KAS rrëzoi kërkesën e PD-së për të marrë informacione shtesë për qarkun e Vlorës.

Në një deklaratë për mediat, ai tha se këtro prova janë thelbësore për të vërtetuar masakrën zgjedhore, teksa akuzoi KAS-in se po kërkon të mos bëjë transparencë për vullnetin e qytetarëve në kutitë e votimit.

“KAS me shumicë votash ka refuzuar kërkesën tonë për marrjen e provave. Këto prova janë thelbësore për të vërtetuar masakrën zgjedhore të 25 prillit. Kjo kërkesë refuzimi që iu bë sot marrjes së provave nga ana e KAS, është më e nevojshme se kurrë për të provuar masakrën zgjedhore të 25 prillit, pas për shkak të provave të tjera, ditë pas dite po zbulohen shkelje të tjera që e kanë shoqëruar këtë proces. Heshtja e KAS për marrjen e tyre është një shkelje e çdo standardi që shkon në drejtim të kundërt me interesin e qytetarëve.

 Çdo veprim i KAS për marrjen e këtyre provave, shkon në drejtim të kudnërt me transparencën.
Ne do të vahzdojmë me kërkesat tona për të shpallur të pavlefshme votimet në zonat e tjera zgjedhore, por do të dëshironim që KAS të admninistronte çdo provë.
Ashtu siç an është kërkuar, ne e fillojmë çdo process ankimor pa asnjë lloj paragjykimi, që KAS të na provojë se mund ta kemi ne gabim. Tashmë duket qartë se KAS ka një linjë konseguente për të mos bërë transparencë.

Ne kemi pritshmëri që KAS të bëjë atë që duhet të bëjë, për rinumërim të votave të caktuara në qarkun e Beratit. Do të kemi si mundësi që të shohim si është vullneti i qytetarëve në kutotë e votimit”, tha Kaso.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll