Tirana
clear sky
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
82 %
1kmh
0 %
Sht
33 °
Die
36 °
Hën
37 °
Mar
39 °
Mër
40 °
E shtunë, 24 Korrik, 2021

KAS rrëzoi kërkesën për Durrësin, juristi i PD “zbulon” me kë komunikojnë anëtarët para se të marrin vendimet: Po fshehin krimet zgjedhore

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Juristi i PD, Marash Logu ka reaguar menjëherë pas vendimit të KAS, për të rrrëzuar kërkesat e PD për prova të tjera që sipas tyre faktojnë krimet zgjedhore të 25 prillit.

Me anë të një shënimi zyrtar në Facebook, Marash Logu thotë se anëtarët e KAS përpara se marrin vendime komunikojnë me zyrtarë të lartë të PS, në mënyrë që të fshihen krimet elektorale.

“Noterët e masakrës zgjedhore duan të mbulojnë faktin se në Durrës apo Shkodër, vota u ble nga 100-300 euro”, thotë Logu.

Shënimi i plotë

Noterët e masakrës zgjedhore në KAS refuzuan sërish të bëjnë transparencë për vjedhjen e mandateve në Durrës dhe Shkodër nga Rama-Doshi. 97 herë në 5 seanca publike, shumica në KAS i është bindur urdhrave politikë të Edi Ramës, Engjëll Agaçit, Damian Gjiknurit dhe Taulant Ballës, me të cilët komunikojnë përpara çdo vendimi për të fshehur krimin elektoral.

Vendimet e tyre janë politike, të pabazuara në ligj. Sot kishin 2 justifikime qesharake për të refuzuar marrjen e provave të kërkuara nga PD në institucione.

1. “PD nuk ka kryer përpjekje për t’i marrë vetë këto prova”. Gënjeshtër! PD ka depozituar 100 kërkesa për informacion tek institucionet publike, por akoma nuk ka asnjë përgjigje prej tyre.

2. “Informacionet që kërkon PD nuk përbëjnë provë për rrëzimin e zgjedhjeve”. Gënjeshtër! Neni 137 i Kodit Zgjedhor përcakton qartë se informacionet zyrtare nga organet publike përbëjnë prova.

Noterët e masakrës zgjedhore duan të mbulojnë faktin se në Durrës apo Shkodër, vota u ble nga 100-300 euro për t’i siguruar pushtetin aleancës Rama-Doshi. Ata mund të ndalojnë sot të vërtetën, por s’mund ta mbulojnë përgjithmonë.

Më shumë

spot_img
spot_img