Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve në KQZ, pranon kërkesën e Partisë Demokratike për shqyrtimin e provave të tyre për parregullësitë e pretenduara të zgjedhjeve në Qarkun e Elbasanit.
Ndërkohë, me shumicë votash anëtarët e KAS kanë rrëzuar kërkesën tjetër të PD për administrimin e 19 provave të reja. Kjo kërkesë është bërë nga përfaqësuesi i selisë blu në KAS edhe për Qarqe të tjera por për të njëjtat arsye është rrëzuar.
Sipas anëtarëve, provat e pretenduara nga PD nuk kanë lidhje me KAS por me organet e tjera ligjzbatuese.
KAS vendosi:
– Të administrojë provat ashtu siç janë paraqitur.
-Lidhur me kërkesën për marrjen e 19 provave të tjera, KAS vendosi me shumicë votash rrëzimin e saj. Shkaqet janë bërë të njohura dhe do të arsyetohen në vendimin përfundimtar.
– Dy anëtarë të KAS kërkuan të administriohen si provë të dhënat e kryqëzuara nga pajisjet e identifikimit elektronik të zgjedhësve për Qarkun Elbasan, për të bërë të mundur evidentimin e rasteve të votimit të dyfishtë dhe familjar, kjo kërkesë nuk i nënshtrohet debatit dhe KQZ do t’i nxjerri dhe do t’ua vërë në dispozicion palëve.
Ndërkohë, relatori Elvin Lako bëri me dije se më vonë do të nis procesi për Elbasanin sapo të dhënat e kryqëzuara t’i vihen në dispozicion KAS-it, si dhe për nisjen e shqyrtimit të ankesave për Qarkune Korçës.
Lexo edhe: Nis shqyrtimi i kërkesës së PD për ripërsëritjen e zgjedhjeve në Elbasan