Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

KAS pranon kërkesën e Lefter Maliqit: Të rishqyrtohet mandati i Kreshnik Hajdarit!

Shkruar nga Newsbomb
KAS pranon kërkesën e Lefter Maliqit: Të rishqyrtohet mandati i
Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve, ka pranuar këtë të premte datë 5 Janar 2024, kërkesën e kandidatit Lefter Maliqi për të rishqyrtimin e mandatit të kryebashkiakut të Kuçovës, Kreshnik Hajdari. Me vendimin e sotëm KQZ urdhërohet të rishqyrtojë mandatin e Hajdarit. Lefter Maliqi i koalicionit opozitar "Bashkë Fitojmë" humbi zgjedhjet e 14 Majit 2023 përballë Kreshnik Hajdarit, por ai nuk e ka pranuar rezultatin duke akuzuar mazhorancën për blerje votash. "Në përfundim të shqyrtimit, KAS vendosi pranimin e pjesshëm të Kërkesës Ankimore nr. 95/1, shfuqizimin e vendimit nr. 816, datë 14.11.2023, të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve “Për shqyrtimin e rezultatit të verifikimit të Prokurorit të Përgjithshëm, për subjektin vetëdeklarues z. Kreshnik Riza Hajdari, Kryetar i Bashkisë Kuçovë dhe kthimin e çështjes për shqyrtim tek Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, duke lënë detyrë që të shqyrtojë faktin nëse KQZ në trajtimin e kërkesës ndodhet në kushtet e nenit 66 të Kodit të Procedurave Administrative", thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë - Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve:

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve shqyrtoi kërkesën ankimore nr. 95/1 të depozituar nga Partia e Lirisë me objekt "Ankim kundër vendimit të "KQZ" rrëzimin e kërkesës së Koalicioni "Bashkë Fitojme", për të shpallur të pavlefshëm dhe përfundimin e parakohshëm të mandatit të Kryetarit të Bashkisë Kuçovë , z. Kreshnik Hajdari. Ky vendim i njoftohet menjëherë Kryeministrit për të vijuar me procedurat e parashikuara nga neni 115 i Kushtetutës. Në lidhje me shqyrtimin e projektvendit "Për shqyrtimin e rezultatit të verifikimit të Prokurorit të Përgjithshëm, për subjektin vetëdeklarues z. Kreshnik Riza Hajdari, Kryetar i Bashkisë Kuçovë, Qarku Berat, i propozuar nga subjekti zgjedhor "Partia Socialiste e Shqipërisë datë 14 nëntor 2023, ora 12:00, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve. Në përfundim të shqyrtimit, KAS vendosi pranimin e pjesshëm të Kërkesës Ankimore nr. 95/1, shfuqizimin e vendimit nr. 816, datë 14.11.2023, të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve “Për shqyrtimin e rezultatit të verifikimit të Prokurorit të Përgjithshëm, për subjektin vetëdeklarues z. Kreshnik Riza Hajdari, Kryetar i Bashkisë Kuçovë, të propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë” dhe kthimin e çështjes për shqyrtim tek Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, duke lënë detyrë që të shqyrtojë faktin nëse KQZ në trajtimin e kërkesës ndodhet në kushtet e nenit 66 të Kodit të Procedurave Administrative.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese