Tirana
heavy intensity rain
11.5 ° C
11.5 °
11.5 °
76 %
3.1kmh
75 %
Hën
11 °
Mar
11 °
Mër
11 °
Enj
15 °
Pre
17 °
E hënë, 27 Mars, 2023

KAS pranoi një nga kërkesat e PD por jo ripërsëritjen e zgjedhjeve, Kaso: Institucionet shtetërore nuk na kanë dhënë provat, ne tonat i kemi depozituar

Lajme të ngjashëm

Ivi Kaso, përfaqësuesi për Çështjet Ligjore në PD, ka folur për mediat pas seancës së mbajtur sot nga Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve, ku janë marrë në shqyrtim ankesat e LSi dhe një e PD, kurse të tjerat nuk janë pranuar.

PD dhe LSI kërkonin ripërsëritjen e zgjedhjeve në gjithë Qarkun. Për mediat, Kaso tha se ata kanë depozituar të gjitha provat që kanë pasur, por një pjesë tjetër, sipas tij, nuk u janë vënë në dispozicion nga institucionet shtetërore.

“PD I është drejtuar zyrtarisht institucioneve, por provat që demaskojnë sjelljen e paligjshme nuk janë vënë në dispozicion dhe nuk i janë vënë ndonjëherë opozitës. Për sa kohë këto prova nuk disponohen, procesi ankimor nuk mund të jetë i plotë dhe i qartë.

Mos nuk keni prova? PD ka paraqitur një numër të madh provash mbi çdo aspekt të përgatitjes së procesit zgjedhor. Ne nuk jemi organ ligjzbatues. Duhet të administrohen të gjitha provat që nuk janë në dispoinibilitetin tonë, se ne ca kemi pasur i kemi dorëzuar.

PD gjithcka që ka pretenduar e ka të provuar dhe provat i ka të depozituara në KAS. Një pjesë janë bërë publike, dhe të tjerat do bëhen publike. Dimensioni i asaj që ka ndodhur do të bëhet e ditur për publikun në tavolinën e KAS kur të merren provat nga institucionet shtetërore. Këto kanë refuzuar ta ndajnë me PD. Kërkesa jonë është e qartë, këtë mund ta bëjë vetëm KAS”, u shpreh Ivi Kaso, përfaqësuesi për Çështjet Ligjore në PD.

Më shumë