Tirana
clear sky
36.5 ° C
36.5 °
36.5 °
36 %
3.1kmh
0 %
Enj
34 °
Pre
37 °
Sht
34 °
Die
33 °
Hën
35 °
E enjte, 24 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

KAS me “dorë të hekurt”, pranon provat e para, por rrëzon kërkesën e PD, LSI dhe Kreshnik Merxhanit për prova të tjera shtesë nga Policia dhe Prokuroria

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

KAS ka vendosur të pranojë provat e para të PD, LSI dhe Kreshnik Merxhanit që janë depozituar për zgjedhjet në Gjirokastër. Nga ana tjetër me tre vota janë rrëzuar kërkesat e tjera për marrjen e provave të tjera nga policia dhe prokuroria.

Anëtarët e KAS, Braho dhe Çefa kërkojnë informacion nga KQZ lidhur me të dhënat nga pajisja për identifikimin elektronik të zgjedhjeve si dhe për numëruesit, të cilët akuzohen se kanë nxjerrë qëllimisht fleta të pavlefshme.

Ndërkohë të premten, më 14 maj shqyrtohen ankesat për qarkun e Beratit.

Ledio Braho: Çelim sërish seancën për shqyrtimin e kërkesa ankimore, konkretisht nr 33, 41 dhe 52 të LSI, PD dhe Kreshnik Merxhani për Gjirokastrën. KAS u tërhoq në dhomë këshilli lidhur me provat që palët kanë kërkuar dhe bashkë me kërkesat ankimore të partive politike dhe lidhur me provat që kanë sjellë palët ato prova do pranohen për shqyrtim ndërkohë që për kesat që palët bënë u vendos rrëzimi me shumicë votash të LSI lidhur me provat që kërkon të merren.

Sa i përket emrave që pretendojnë se kanë qenë komisionere, dy anëtarë të KAS, unë dhe z.Çefa i kërkojmë adiminstratës të KQZ që të na vërë në dispozicion që nëse këto persona kanë qenë pjesë e administratës së KZAZ duke filluar nga dita e zgjedhjeve deri në fund të procesit.

Lidhur me kërkesën e PD po ashtu KAS vendosi me shumicë rrëzimin e kërkesave për marrjen e provave që kërkohen nga ky subjekt. Lidhur me këqyrjen e të dhënave me pajisjen PY në Gjirokastër 2 anëtarë të KAS kërkojmë që brenda afatit sa më shpejt të na vihet në dispozicion informacioni lidhur me kryqëzimin e të dhënavve të pajisjess pay për qarkun e Gjirokastrës.

Lidhur me ëkrkesën për prova të Kreshnik Merxhanit u vendos rrëzimi i kërkesës. Lidhur me vijimin e seancës për këto kërkesa ankimore të Gjirokastërës meqënëse do presim provat do të pezullohet ky proces i shqyrtimit administrativ. Në 14 maj 2021 në ora 10:00 do të nisë shqyrtimi administrativ për kërkesat animore për Beratin.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img