Tirana
clear sky
37.5 ° C
37.5 °
37.5 °
28 %
2.6kmh
0 %
Enj
37 °
Pre
37 °
Sht
34 °
Die
34 °
Hën
35 °
E enjte, 24 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

KAS i refuzoi kërkesën për prova shtesë, Bardhi: Ata dhe KQZ i mohuan shqiptarëve transparencën për masakrën e 25 Prillit, po bëhen palë me pushtetin

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

PD ka reaguar sërish lidhur me vendimin e KAS për mos pranimin e kërkesës së PD për të kërkuar prova shtesë nga policia dhe prokuroria, lidhur me zgjedhjet e 25 prillit 2021.

Përmes sekretarit të Përgjithshëm Gazment Bardhi, PD thotë se KAS dhe KQZ janë bërë palë me pushtetin e Edi Ramës duke iu mohuar shqiptarëve transparencë për vjedhjet e zgjedhjeve.

Bardhi shkruan në Facebook se “Edi Rama mund ta pengojë tani, por nuk ka forcë ta ndalojë transparencën për masakrën zgjedhore”.

Shënimi i plotë i Gazment Bardhit

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve në KQZ u mohoi sot shqiptarëve transparencën për masakrën zgjedhore të 25 Prillit. 3 anëtarët e zgjedhur nga PS refuzuan, në mënyrë të paligjshme, pa asnjë argument të marrin nga institucionet shtetërore provat që faktojnë se PS përdori burimet shtetërore dhe kriminale për deformimin e vullnetit të zgjedhësve.

Duke refuzuar të marrë dhe administrojë informacionin zyrtar për punësimet masive të paligjshme, përdorimin e personave me rekorde kriminale për blerjen e votave, dhënien e paligjshme të lejeve të legalizimit apo favoreve të tjera shtetërore në këmbim të votave, KAS bëhet palë me pushtetin për blerjen e zgjedhjeve.

Ky është një akt i përsëritur, kur shërbëtorët e Ramës u heqin shqiptarëve të drejtën për një proces të ndershëm zgjedhor. Me vendimin për fletën e ndërlikuar të votimit, për shkak të të cilit vota e 83 mijë qytetarëve u bë e pavlefshme, KAS faktohet si bashkëautor i masakrës elektorale të 25 Prillit.

Edi Rama mund ta pengojë tani, por nuk ka forcë ta ndalojë transparencën për masakrën zgjedhore. Transparenca dhe drejtësia për 25 Prillin do të bëhet e plotë, do apo nuk do Rama dhe veglat e tij në KAS.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img