Hapësire reklamuese

Aktualitet

KAS hap gjashtë kutitë e para në Beratit, një njërën mungon raportimi i PIE, Çefa: Do të na duhet të hapin edhe kutinë e votimit

Shkruar nga Newsbomb
KAS hap gjashtë kutitë e para në Beratit, një

Komisioni i Ankimimeve dhe Saksioneve (KAS) po zhvillon shqyrtimin e 24 kutive të materialeve të zgjedhjeve në Berat.

Kreu i KAS, Elvis Qefa tha se në 6 kutitë e para në njërën prej tyre nuk është gjetur raporti i Pajisjes së Identifikimit Elektronik (PEI), e për këtë arsye, ai kërkoi hapjen e kutisë së votimit, për të vërtetuar atë që është shkruar në procesverbal.

“Për shkak se në një nga materialet e qendrës së votimit, me nr. 3446 nuk u gjet procesverbali i PIE, atëherë do të na duhet për të hapur dhe kutinë e votimit, për të parë administrimin e këtij procesverbali aty”, u shpreh Çefa.

PD dhe LSI në ankimimet e tyre kanë kërkuar nga KAS që zgjedhjet e 25 prillit për Qarkun e Beratit të ripërsëriten, pasi sipas tyre ka pasur parregullësi. LSI ka humbur mandatin në këtë Qark për vetëm 77 vota dhe pretendon se mund ta marrë atë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.