Tirana
clear sky
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
87 %
1kmh
0 %
Mër
21 °
Enj
21 °
Pre
22 °
Sht
22 °
Die
17 °
E mërkurë, 20 Tetor, 2021
spot_img

Karteli ndërkombëtar i kokainës, Policia zbardh EMRAT: Arrestohet ELDI DIZDARI, ja kush janë shqiptarët e tjerë pjesë e LOS BLANCOS

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

050bd24b4c29c80ee7398fd2c15d083d

Eldi Dizdari, Lek Colaj, Gjergj Lesaj, Sokol Aliko dhe Robert Varga. Këta janë shqiptarët e tjerë të arrestuar në në Rumani, Holandë, Spanjë e Hungari e Dubai si pjesë e kartelit ndërkombëtar të kokainës Los Blancos.

Policia e Shtetit njofton se si rezultat i koordinimit të informacionit me policitë e përfshira në operacion u bë arrestimi me qëllim ekstradimi drejt Italisë, i shtetasit Denis Matoshi alias Elti Dizdari, 31 vjeç, person me rekorde kriminale të theksuara në fushën e trafikimit të drogave të forta dhe krimeve ndaj personit.

Gjithashtu, si rezultat i bashkëpunimit të Policisë së Shtetit me autoritetet policore italiane, rumune, holandeze, spanjolle dhe hungareze, në kuadër të operacionit “LOS BLANCOS”, u bë u kapja dhe ekzekutimi i masave të sigurisë për shtetasit:

Lek Colaj, 40 vjeç, i cili u arrestua në Rumani;

Gjergj Lesaj,  38 vjeç, i cili u arrestua ne Holandë;

Sokol Aliko (Memetaj), 36 vjeç, i cili u arrestua në Spanjë;

Robert Varga, 44 vjeç, i cili u arrestua në Hungari.

Gjithashtu iu komunikua masa e sigurisë “Arrest në burg” shtetasit Altin Velsula (Hoxha), 36 vjeç, i cili ndodhet në burg në Norvegji.

Operacioni ndërkombëtar antidrogë i koduar “LOS BLANCOS”, është shtrirë në disa shtete, si Itali, Shqipëri, Belgjikë, Emiratet e Bashkuara Arabe, Gjermani, Greqi, Holandë, Rumani, Hungari dhe Ekuador, për goditjen e një grupi kriminal në fushën e trafikimit të drogave të forta.

Sipas Policisë, nga hetimet ka rezultuar se një shtetas shqiptar drejtonte një kompani të quajtur “KOMPANIA BELLO”, që merrej me importimin e ngarkesave të mëdha të kokainës nga Amerika e Jugut, të financuara nga grupe të rëndësishme të trafikantëve të drogës që veprojnë në të gjithë Evropën.

Hetimet kanë nisur në vitin 2015 dhe gjatë kësaj periudhe janë mbi pesë milionë e gjysmë euro dhe pothuajse 4 tonë kokainë që janë kapur dhe sekuestruar nga Policia. Hetimet janë drejtuar nga prokurorët italianë dhe në total janë të gjitha këto shtete janë arrestuar 30 persona, mes tyre shumë shqiptarë.

Lexo edhe: Ja kush janë 5 të arrestuarit në Shqipëri

Lexo edhe: Shkatërrohet karteli LOS BLANCOS, Policia: 30 të arrestuar në disa shtete

Lexo edhe: Kush është Eldi Dizdari, burri i miss-it Suada Sherifi

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img