Përsa i përket kërkesës së shtatë të studentëve kryeministri Edi Rama bëri me dije se po punohet për përfshirjen e Shqipërisë në rrjetin e vendeve që marrin kartë studentore europiane.
“Në nëntor 2018 kemi lidhur marrveshjen dypalëshe me institucionin ekuivalent në Francë dhe po punojmë për përfshirjen e Shqipërisë në rrjetin e vendeve që marrin kartë studentore europiane.
Ministria e Arsimt do të publikojë marrëveshjet e lidhura si dhe po shkruhet një draft udhëzues për mënyrën e aplikimit”, tha Rama.
Përsa i përket kërkesës së studentëve për libra online në gjuhën shqipe, Rama tha se muaji Mars është afati i fundit për krijimin e bibliotekës dixhitale.
“Do të fillojmë procesin e përmirësimit të titujve të librave akademikë. Ministria do të kryejë kontrollin antiplagjaturë. Gjithashtu anglishtja do të jetë kusht shumë i rëndësishëm për studentët.
Për bibliotekën, do jetë online dhe e aksesueshme për të gjithë studentët. Marsi është afati i fundit. Studentëve iu them që në afat të mesëm duhet të prisni një vendim shumë të qartë lidhur me anglishten. Do jetë një nga kushtet që do përcaktojnë marrëdhëniet tuaja me shtetin dhe diplomën. S’mund të përjashtojmë gjuhët e huaja dhe të bëjmë protesta për të kërkuar biblioteka shkencore. Do t’ju ofrojmë kushte anglishteje falas. Dhe anglishtja do hyjë te kushtet për të marrë mbëhstetje nga shteti. Nuk jemi duke shkuar drejt 1945, por drejt 2045″ , tha Rama.