Tirana
broken clouds
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
67 %
1.5kmh
75 %
Enj
12 °
Pre
14 °
Sht
15 °
Die
12 °
Hën
15 °
E enjte, 1 Dhjetor, 2022

‘Karta e Studentit tagër i universiteteve, Bashkia e gatshme ta prodhojë’, Veliaj: Ja 40 shërbimet që ofrojmë që tani

spot_img

Lajme të ngjashëm

‘Studentët në Tiranë përfitojnë 40 shërbime falas ose me tarifa tejet të reduktuara’.

Kështu u shpreh në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak, Kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili sqaroi edhe çështjen e kartës së studentëve, ku theksoi se ato aktualisht janë tagër i universiteteve dhe çdo universitet duhet të emetojë kartën e vetë.

Veliaj tha se karta e studentit ka qenë një kërkesë e kahershme, por në momentin që ai ka marrë mandatin e kryebashkiakut doli ligji i ri i Arsimit të Lartë, i cili ia kaloi këtë kompetencë universiteteve.

Pjesë nga fjala e Veliajt:

Kur kemi kandiduar për Bashkinë nuk kemi pasur autonomi të universiteteve, kanë qenë shtetërore.  Me ligjin e ri përgjegjësia e kartës studentore, është e universitetit. Kam ofruar gatishmërinë time dhe me Ministrinë e Arsimit, që nëse universitetet nuk e prodhojnë dot, të na i kalojnë ne kompetencën dhe rikthehemi te plani fillestar, ku i bën bashkia për një javë.

Këshilli Bashkiak ka miratuar shërbimet falas ose tejet të reduktuara për 40 shërbime që studentët I marrin vetëm duke paraqitur librezë studenti apo një mjet tjetër identifikimi.

  • ● 40 Shërbimet që përfitojnë studentët me ose pa kartë studenti:
  • ● TRANSPORTI PUBLIK: Aboneja e studentit ka vlerën e vetëm 600 lekë për një muaj (1,600 lekë çmimi standard)
  • ● MUZETË: Muzeu Historik Kombëtar 60 lekë (Çmimi standard 200 lekë); Shtëpia me Gjethe 210 lekë (Çmimi standard 700 lekë); Bunk’Art1 300 lekë (Çmimi standard 500 lekë); Bunk’Art2 300 lekë (Çmimi standard 500 lekë); Kulla e Sahatit dhe muzeu përkrah tij FALAS (Çmimi standard 200 lekë); Muzeu Arkeologjik 100 lekë (Çmimi standard 300 lekë); Muzeu i Shkencave të Natyrës 50 lekë; Muzeu i Forcave të Armatosura FALAS ; Muzeu i Bankës së Shqipërisë FALAS; Muzeu Mezuraj 100 lekë (Çmimi standard 200 lekë);
  • ● GALERITË: Galeria Kombëtare e Arteve 100 lekë (Çmimi standard 200 lekë); Galeria Fab FALAS; Galeria Zeta FALAS; Galeria Kalo FALAS; Gallery 70 Contemporary Art FALAS; Bazament Art Space FALAS; COD FALAS; Art Galeri E.Rira FALAS; Vivart Gallery FALAS ; Tirana Art Lab FALAS; IICAS – International Interactive Contemporary Art Space FALAS;
  • ● QENDRA KULTURORE: Teatri i kukullave 5,000 lekë/ora (Çmimi standard për sallën me qera – 15.000L/ora);
  • ● TEATRO DHE KINEMA: Teatri Kombëtar / ArTurbina 150 lekë (çmimi standard 300 lekë); Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” 200 lekë (Çmimi standard 500 lekë)
  • ● Teatri Metropol 300 lekë (Çmimi standard 500 lekë)
  • ● Kinema Millenium 400 lekë (Çmimi standard 500 lekë); Kinema Imperal 450 lekë (Çmimi standard 500 lekë); Kinema Cineplexx 2D 450 lekë (Çmimi standard 600 lekë) 3D 600 lekë (Çmimi standard 750 lekë)
  • ● APR: Reja FALAS (Për aktivitete biznesi – 20.000 lekë / ora.); Parku i Madh i Liqenit Artificial Tiranë Fushat sportive në PMLAT 50% ulje; Kopshti Zoologjik 100 lekë
  • ● SHËRBIMET FALAS QË OFROHEN NGA BASHKIA TIRANË:

○ Qendra Multifunksionale TEN salla falas;

○ Bibliotekat e Lagjeve – Çdo student i pajisur me kartë mund të regjistrohet në çdo bibliotekë dhe të shfrytëzoj hapësorat për lexim dhe aktivitet falas.

○ Sheshet Publike –  Çdo student apo grup studentësh të pajisur me kartë mund të zhvillojnë aktivitetet e tyre në sheshet publike falas, duke ndjekur proçedurat e marrjes së lejes pranë Bashkisë Tiranë.

Më shumë




spot_img








spot_img