Tirana
overcast clouds
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
87 %
2.6kmh
100 %
Pre
7 °
Sht
5 °
Die
5 °
Hën
4 °
Mar
4 °
E premte, 21 Janar, 2022

Karriera dhe miqësia me Falconen e Borsellinon, rrëfehet gjyqtari italian i ‘maksiprocesit’ ndaj Cosa Nostra

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Karriera si gjyqtar, studimet e magjistraturës, miqësia me Paolo Borsellino dhe deri në takimin e fundit përpara masakrës së Capaci. Lufta kundër mafias si një impenjim social dhe personal, periudha e masakrave dhe roli i dejtësisë në një Sicili të tronditur nga mafia.

Pietro Graso, një jetë e shpenzuar kundër krimit të organizuar, gjyqtar i maksiprocesit për Cosa Nostra në 1986-1987, kthehet në Bolonja për të folur për studentët universitarë për eksperiencën e tij në luftën kundër mafias.

Përballë një salle me të rinj, ish-presidenti i Senatit dhe senator aktual në grupin Misto pas eksperiencës në Liberi, ka treguar etapat fondamentale të udhëtimit professional dhe njerëzpor që janë përshkruar në librin e tij “Histori të përgjakshme, miq dhe fantazma”: që nga vendimi I të qenurit magjistrat pasi pa kufomat nëpër rrugë të ekzekutuara nga mafia. Miqësia me Giovanni Falcone dhe Paolo Borsellino. Maksiprocesi, ndërkohë që citon Gramsci “indiferenca është pasha e vdekur e historisë”.

Dhe shton: “Shumë shpesh më pyesin se pse nuk tërhiqem? Dhe mund të them “e kam dhënë falemnderit. Por u ndërgjegjesova se pasi ke parë kaq shumë miq dhe kolegë që kanë vdekur në atentate, nuk mund të rrish pa lëvizur, dhe të heqësh dorë nga objektivat për drejtësinë dhe legalitetin. Për këtë Grasso është definuar një senator I palodhur që synon të infektojë të tjerët me “ëndrrat e mia” dhe ndoshta për këtë arsye është pak naïve.

Dhe studentëve u dha mesazhin të qëndrojnë si një simbol të “mjeshtrave, të dëshmitarëce si Falcone dhe Borselino, që kanë pasur sensing e detyrës dhe sensin e institucioneve”. Në konkluzion, Grasso ka ringritur mendimin që edhe për 70 vjetorin e Deklaratës Universale të të drejtave të njerëzve. “Artikulli 1 i Konventës së OKB për të drejtat e nujeriut që të gjithë qeniet njerezore lindin të barabartë në dinjitet dhe të drejta. Pra, ne duhet të sigurojmë që pabarazitë në vendin tonë të eleminohen në mënyrë që të arrihen liritë e verteta dhe konkrete për të gjithë qytetarët. Meqë jam ëndërrues, idealist, kam shpresën se kurrë nuk do ketë zbutje për të arritur një objektiv, një rezultat. Ne duhet të përpiqemi për rezultatin e barazisë sepse kjo I bën me të vërtetë njerëzit e lirë” përfundoi Grasso.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img