“Karnavalet e Korçës”, opereta e artistit të ndjerë, Avni Mula rikthehet pas 45 vitesh në skenë.
Prej ditësh kanë nisur përgatitjet në Teatrin e Operës dhe Baletit, ku në krye të punës është vetë e bija e artistit Mula, Inva Mula tashmë e rikthyer në TKOB si regjisore. Kjo operetë ngjitet në skenë pas 45 vitesh, duke i sjellë Inva Mulës edhe shumë kujtime nga fëmijëria.
Opereta “Karnavalet e Korçës” që artisti Avni Mula krijoi në vitet ’77, bazuar në komedinë me të njëjtin titull të Spiro Çomorës dhe libret të Luigj Gurakuqit, do të shfaqet në datat 25, 26 dhe 27 shkurt në orën 19:00 në Teatrin e Operas dhe të Baletit.
Shfaqja rikthen në dirigjim Elda Laron. Skenografia është e Romeo Canit ndërsa kostumet nga Elva Bella.