Karlo Ançeloti vetëm 1 muaj pas largimit nga Bayern Munih është duke u përfolur për të marrë drejtimin e disa prej skuadrave më të njohura në Europë.
Në fillim Ançeloti u përfol për një kalim tek Milan i cili aktualisht është në një krizë të thellë rezultatesh. Por surpriza e madhe mund të vijë nga kampionati anglez, ku mediat britanike flasin për një rikthim të italianit në Premier Legaue.
Tashmë skuadra që pritet të marrë në kontroll Ançeloti është Everton, e cila ka shkarkuar trajnerin e saj pas rezultateve të dobta.
Por mediat italiane kanë një tjetër pistë, teksa e çojnë Ançelotin në Kinë për të drejtuar atje një skuadër.
Pavarsisht thashethemeved ditët në vijim do të tregojnë se ku dotë trajnojë Ançeloti.