Tirana
few clouds
27.5 ° C
27.5 °
27.5 °
44 %
4.6kmh
20 %
Sht
25 °
Die
27 °
Hën
26 °
Mar
26 °
Mër
27 °
E shtunë, 12 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Kardiologu i njohur mesazh për Arjan Salën: Nuk të njoha kurrë, por të kam mik përjetësisht o vëlla Shqiptar! “Qerase” me nga një JETË 25 njerëz

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kardiologu i spitalit “Shefqet Ndroqi” Meriton Siqeca, shkruan një mesazh të ndjerë për 32 vjeçarin Arjan Sala, punonjësi i sigurisë në qendrën tregtare “Casa Italia”, i cili hyri mes flakëve për të shpëtuar kolegët, por mbeti vetë brenda.

Teksa ndan një foto të Arjan Salës, mjeku Siqeca shkruan “Dua të të nxjerr nga fotografia e të të qëras me një kafe (ndërkohë që, zemërgjerësia te ne, matet me kush qëras tavolinën), por ti ke ikur, duke “qërasur” me nga një JETË, 25 njerëz!”

Mesazhi i plotë i kardiologut Meriton Siqeca:

Nuk të kam njohur, por të paskam mik, o vëlla Shqiptar, o specie në zhdukje, o Arjan Sala!

Dua të të nxjerr nga fotografia e të të qëras me një kafe (ndërkohë që, zemërgjerësia te ne, matet me kush qëras tavolinën), por ti ke ikur, duke “qërasur” me nga një JETË, 25 njerëz!

Unë e di që do të jetosh edhe 12 orë në zemrat, mendjet dhe fotografitë tona, se ne, duhet t’i kthehemi analizave të thella rakihaneske mbi zgjedhjet që po vijnë. Unë të premtoj, nga kjo bota këtu, që ke vend në zemrën time përjetë, o hero!

Nuk të njoha kurrë, por të kam mik përjetësisht, o vëlla Shqiptar! U prehsh në paqe e forcë e durim familjes!

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img