Hapësire reklamuese

Aktualitet

Kardiokirurgu Edvin Prifti pas telasheve me drejtësinë: Ja puna me të cilën krenohem; unë kurrë s'kam marrë pjesë në tendera (E plotë në brendësi)

Shkruar nga Newsbomb

Kardiokirurgu i njohur Edvin Prifti, ka reaguar përmes një shënimi në rrjete sociale, lidhur me një artikull të fundit shkencor që është publikuar në një revistë të njohur në botë, por dhe për akuzat që i janë bërë këtij të fundit.

Doktori thotë se artikulli i tij më i fundit është publikuar në revistën “Frontiers in Caardiovascular Medicine", si rezultat i një pune të gjatë me të cilën ai thotë se krenohet.

Sa për akuzat, i mohon me forcë dhe madje “sfidon” çdokënd që mund të ketë prova se ai është i përfshirë në tendera, që t’i bëjë publike.

"Artikulli me i fundit shkencor i yni i sapo publikuar ne nje nga revistat shkencore te avanguardias FRONTIERS in Cardiovascular Medicine. Komplimente gjithe autoreve. Keto artikuj dhe studime jane puna ime me te cilen krenohem une por besoj heret a vone edhe vendi im dhe jo tenderat sikurse po lexoj ne media. Une skam qene kurre anetar i ndonje tenderi apo komisioni vleresimi tenderash. Nese dikush gjen emrin dhe firmen time ne ndonje komision te vleresimit te ofertave te tenderave do ti lutesha to bente publike. Kjo pasi kam refuzuar gjithmone te jem pjese e tenderave. Nderkohe, ne kemi rritur nga 400 ne mese 900 operacione ne vit sherbimin e kardiokirurgjise ne QSUT me te njejten sasi financimi. Kjo do minimizonte qe njerezit te operohen jashte vendit dhe ne struktura private ku do ju duhej te shpenzonin. Mesa duket vetem kjo nuk mjafton per te mos u perfolur pa te drejte!

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll