Tirana
clear sky
30.5 ° C
30.5 °
30.5 °
45 %
2.1kmh
0 %
Die
30 °
Hën
37 °
Mar
37 °
Mër
39 °
Enj
38 °
E diel, 1 Gusht, 2021

Kardinal Ernest Troshani uron besimtarët myslimanë: Të falim në këtë festë të madhe për të varfërit

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kardinali Ernest Simon Troshani i ka drejtuar një përshëndetje të gjithë besimtarëve myslimanë shqiptarë me rastin e festës së Kurban Bajramit.

Gjatë mesazhit të tij Kardinali është shprehur se të gjitha gjërat në këtë botë materiale mbeten këtu, ndërsa të gjithë veprat e mira që bëhen janë shkruar në librin e jetës dhe do të lexohen kur të dalim para zotit.

“Vëllezër e motra mysliman kudo ku jeni që besoni në zot dhe doni shpërblimin e amshuar prej tij. Çdo ditë që kalojmë në këtë tokë është e shtrenjtë. Të gjitha gjërat në këtë botë materiale mbeten këtu, ndërsa gjithë veprat e mira që bëhen janë të shkruar në librin e jetës dhe do të lexohen kur t’i dalim para zotit. Duhet të kemi të gjithë dashuri mes njëri-tjetrit. Duajeni njeri-tjetrin dhe ndihmoni të varfërit sepse kështu keni për të pasur amshim në qiell.

Dita e Kurban Bajramit është një ditë shembulli për tu bashkuar dhe për të ndihmuar të varfërit dhe ata që janë pa strehë. Vetë zoti na ka thënë se ata që kanë nevojë që të ushqehen dhe të jetojnë, të mos ngushtohen në zemër sepse ai i ka krijuar vetë gjërat dhe botën. Dashuria e zotit është e pafundme. Të falim në këtë festë të madhe për të varfërit. Shëndet për të gjithë vëllezërit myslimanë, paçi bekim dhe të gjitha të mirat. Zoti ju bekoftë!”, tha ai.

Më shumë

spot_img
spot_img