Hapësire reklamuese

Aktualitet

Karçanaj: Shërbimet konsullore në e-Albania, 99 vite kohë u kursyem emigrantëve

Shkruar nga Newsbomb

“Falë e-Albania kemi mundësuar rreth 436 mijë aplikime online për pasaportë dhe kartë ID, për shtetasit shqiptarë, që punojnë e jetojnë jashtë vendit”

“e-Albania është zgjidhje edhe për ‘hallet’ e shtetasve shqiptarë rezidentë jashtë kufijve! Iku koha kur emigrantët shqiptarë, megjithë ngarkesat dhe vështirësitë e të jetuarit në vend të huaj, sorollateshin zyrave të konsullatës për të caktuar ditën dhe orën e takimit për të aplikuar për pasaportë apo kartë identiteti të re. Është koha që emigrantët shqiptarë të trajtohen si qytetarë europianë!”, shkruan Drejtoresha e AKSHI-t, Linda Karçanaj, sipas të cilës të dhënat tregojnë se platforma qeveritare e-Albania është e kudondodhur me shërbimet e saj elektronike, duke u shërbyer edhe nevojës së shqiptarëve jashtë vendit. 

Një nga shërbimet me impakt real në jetën e emigrantëve shqiptarë është rezervimi online, në e-Albania, i ditës dhe orës së takimit për t’u pajisur me dokumentet e identifikimit për herë të parë apo për t’i rinovuar ato.

“Falë e-Albania kemi mundësuar rreth 436 mijë aplikime online për pasaportë dhe kartë ID, për shtetasit shqiptarë, rezidentë jashtë kufijve. Sot, takimi rezervohet online në më pak se 5 minuta, duke u kursyer emigrantëve rreth 99 vite kohë pritje në radha”, përfundon Drejtoresha Karçanaj.

Një nga fokuset e qeverisë është lehtësimi i jetës së shqiptarëve, që punojnë dhe jetojnë jashtë vendit, për të cilët e-Albania ofron një sërë shërbimesh funksionale, nga certifikatat e gjendjeve civile përkatëse, te pajisja me dëshmi penaliteti dhe aplikimi për vërtetimin e verifikimit të lejes së drejtimit (patentës) për konvertim ose denoncim.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu