Spahiu: Nafta shqiptare është shndërruar në pasuri të Kokëdhimës
Edhe partia Aleanca Kuq e Zi ka protestuar dje përpara ministrisë së Ekonomisë për çmimin e naftës në Shqipëri. Kreu i AK, Kreshnik Spahiu ka deklaruar se nafta e Ballshit dhe Kuçovës është shndërruar në pasuri të deputetit të PS-së, Koço Kokëdhima. Spahiu ka theksuar se Shqipëria ka çmimn më të shtrenjtë të naftës në botë edhe pse është vendi më i varfër i Europës.
“Shqipëtarët disponojnë 700.000 automjete dhe konsumojnë 2 milion litra në ditë. Nafta e Ballshit dhe Kuçovës nga pasuri kombëtare është shndërruar në pasuri e Koço Kokëdhimës. Çmimet e Ballshit janë 20 herë më shtrenjtë se Iraku dhe Siria. Shqipëria është vendi më i varfër në Europë por me çmimin më të shtrenjë të naftës në botë. Tre kompani nafte të ministrave dhe deputetëve po mbajnë peng pasurinë e nëntokës shqiptare dhe Shqipëria po përjeton grabitjen më të madhe në histori. As pushtuesit nuk e skllavëruan popullin dhe nuk grabitën nëntokën sa socialistët e Koço Kokëdhimës”, është shprehur Spahiu.